
Udhëtojnë në 193 destinacione! Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2023 (LISTA)
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë udhëtarëve liri më të madhe në vende ndryshme të botës se të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners.
Qytetarët japonezë gëzojnë akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192 vende.
Dhe tani që Azia-Paqësori po hapet pas Covid-it, qytetarët e saj kanë më shumë gjasa ta përdorin përsëri atë liri udhëtimi.
Udhëtimi global tani është në rreth 75% të niveleve para pandemisë, sipas publikimit të fundit nga Henley Passport Index.
Në Europë Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.
Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.
Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.
Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley
1.Japoni (193 destinacione)
2.Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
3.Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
4.Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
5.Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
6.Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)
8.Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)
9.Hungari, Poloni (184 destinacione)
10.Lituani, Sllovaki (183 destinacione)
Pasaportat më të këqija në 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley
101.Koreja e Veriut (40 destinacione)
102.Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
103.Somali (35 destinacione)
104.Jemeni (34 destinacione)
105.Pakistan (32 destinacione)
106.Siri (30 destinacione)
107.Irak (29 destinacione)
109.Afganistan (27 destinacione)/ Top Channel


Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Ilaçi i ri për të trajtuar varësinë nga marijuana rezulton…
Historia e plotë >



Kur jemi më të rrezikuar për sulmet fatale në zemër?
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

