Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

U zhduk 1200 km larg shtëpisë/ Qeni bashkohet me të zotin pas 3 muajsh

U zhduk 1200 km larg shtëpisë/ Qeni bashkohet me të zotin pas 3

Qeni tre-vjeçar Leon është ribashkuar më në fund me pronarin e tij Sebastien Dos Santos Borges pasi ishte gjurmuar nga organizatorët e garës së famshme të slitave Iditarod.

Rreth tre muaj pasi humbi gjatë garës ekstreme në Alaska, tre-vjeçari husky Leon, është gjetur nga organizatorët pas një operacioni të gjatë kërkimi. Zyrtarët e fshatit McGrath në Alaska kontaktuan organizatorët kur Leon ishte parë në një zonë të banuar të komunitetit. Ai afrohej rregullisht në një fermë të zonës ku të zotët kishin lënë ushqim jashtë për Leon me qëllim ta kapnin.

U zhduk 1200 km larg shtëpisë/ Qeni bashkohet me të zotin pas 3

Anëtarët e komunitetit kishin arritur të kapnin qenin e humbur dhe të shtunën e 4 qershorit ai u bashkua me të zotin Sebastien, që po atë ditë erdhi në qytetin Anchorage në Alaska.

Organizatorët e Iditarod shkruanin në një postim: “Është një kënaqësi e madhe që lutjet dhe mendimet tona për Leon kanë marrë një përgjigje. Për gjetjen e Leon kanë ndihmuar organizatorë, vullnetarë e donatorë nga i gjithë rajoni i McGrath. Alaska është një vend i vecantë për frymën e saj të komunitetit. Gara e fundit ishte shumë e veçantë, mirëseerdhë në shtëpi Leon!”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore