Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

U thye mallkimi i Ali Pashës/ Mediat greke shkruajnë për godinën e vjetër, hapet pas 218 vjetësh

U thye mallkimi i Ali Pashës/ Mediat greke shkruajnë për

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Lambros Tzavelas në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh, është thyer mallkimi i Ali Pashë Tepelenës i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më.

Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Tzavelas.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis dhe Lambros Tzavelas, pasardhës i Lambrosit që kishte vendosur si synim të jetës së tij hapjen e baneësës së vjetër.

Konstantinos Tzavellas, pasardhës i brezit të 8-të i Lambros Tzavellas, theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e Tzavellaiko dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Soulit dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës. Në shtëpinë e Tzavellaion çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”.

Në vitin 1985 pasardhësit eTzavelas, nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Souli, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashës. 

Lambros Tzavelas, i cili mban edhe emrin e shefit Souliotis, nisi përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me qëllim që sërish oxhaku i një shtëpie në Souli të vihej në punë, duke “thyer” Mallkimin e Ali Pashasë. “Kjo është një dëshirë që babai im e kishte në shpirt që në moshë të vogël. Që kur gjyshi i tij, gjenerali Lambros Tzavellas, hero i luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, i tregoi në Nafpaktos arritjet e stërgjyshërve tanë në Souli. Ai i kishte thënë atëherë se duhet të ndërtojmë Tzavelaiko kur të mund ta rindërtojmë kundër mallkimit të Ali Pashës, i cili kur mori Soulin në 1803, tha se nuk do ta pinte më kurrë oxhakun Souliotiko”, kishte thënë ai për protothema.gr.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore