Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

U gabua në listën e përbashkët të kandidatëve opozitarë?

U gabua në listën e përbashkët të kandidatëve

Lidhur me paraqitjen e opozitës në zgjedhje ka vend të shohet me sy nuk desha të them kritik, por analitik sigurisht. A duheshin vendosur krerët e partive të aleancës opozitare në listat e kandidatëve të partisë demokratike apo jo?

Unë them : Jo, nuk duheshe vepruar kështu, sado është e papranueshme ajo që ndodhi që kodi zgjedhor dëmtoi aleancat parazgjedhore midis partive. Por, duhej luftuar në atë kohë, jo të kalohej aq lehtësisht.

Ndërkohë ka vend të shihet se çfarë i sollën partisë demokratike kryetarët e partive të tjera dhe çfarë mund të sillnin më shumë ata!

Vendosja e tyre në listat e partisë demokratike (le ta quajmë kështu operacionin) pati këto anë të dëmshme:
1. Një pjesë e tyre kanë pas qenë ministra më parë në qeveritë e partisë demokratike, dhe vendosja e tyre në listat e kandidatëve sidomos në Tiranë krijoi imazhin që opozita po vinte me të njejtat personazhe të 30 vjetëve të fundit.

2. Krerët e disa nga këta parti kanë ideologji dhe strategji politike krejt të ndryshme, pra e vëshirë të pajtohet këndvështrimi dhe interesat politike që paraqet partia e Ndokës me partinë e Mediut, partia e Idrizi me partinë e Dules, etj. U krijua ideja se i bashkonte inter"esimi për pushtet por jo platformat politike dhe ideologjike që elektorati priste.

3. Vendet u zunë nga kryetarë ose përfaqësues të partive të tjera dhe kështu nuk pati vend për figura qytetare ose figura të reja pranë partisë demokratike qe mund të kishin tërhequr pjesën pasive, por shumë të rëndësishme të elektoratit. Kurse krerët e partive të tjera nuk mund ta kryenin këtë mision. Elektorati i tyre, gjithsesi shumë i vogël përsëri do të vinte drejt opozitës.

4. Nëse partitë e tjera opozitare do të kishin dalë me një listë më vete, jashtë pd dhe jashtë lsi, të gjitha bashkë, me një platformë për mbrojtjen e demokracisë, krerët dhe elektorati i tyre do të ishin bërë shumë më aktivë.

Do të kishin dalë në media dhe fushata do të kishte pasur shumë më tepër larmi dhe gjallëri. Gjithsesi në elektorat do të krijohej ideja që gjithsekush do të marrë votat e veta dhe partia demokratike do të fitonte në dinjitet para elektoratit.

5. Nuk kishte asnjë arsye që të besohej se në rang vendi dalja e partive të tjera opozitare në një listë më vete do të penalizonte më shumë kandidatët e Partisë Demokratike. Aq më tepër që me një frymë kandidaturash të reja supozohej se do të krijohej një frymë tjetër. Kjo do të tërhiqte shumë më tepër figura jashtë politikës aktive.

Dikush mund të thotë se pati ndonjë kandidat nga të partive të tjera që fitoi një numur votash. Patjetër. Ato nuk do të humbnin, por do të ishin plus! Unë mendoj se ky ishte një faktor difektoz në fushatë që u shkaktua nga fakti se nuk u gjykua pragmatikisht, as politikisht, por nga pikëpamja e konceptit tradicional shqiptar "kemi qenë bashkë", "të kemi mbështetur gjatë kësaj kohe", "jemi miq", si edhe nga ndonjë lloj rehatie e supozuar e administrimit të pushtetit nëse fitohej, ku me individë - politikanë të njohur më parë supozohej se nuk do të kishte të papritura.
Por, as kjo nuk ëdshtë e sigurt tanië!


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore