Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Tregoni kujdes, ky është virusi i ri që mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni

Tregoni kujdes, ky është virusi i ri që mund t’iu

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat.

Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.

Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit. Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi.

“Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal. Risjellim në vëmendje se sistemi Android i smarphone-ve vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore