Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Toto Riina kërkoi një ekspert nga Shqipëria/ Mediat italiane: Një shqiptar i përfshirë në ekzekutimin e Borselinos?

Toto Riina kërkoi një ekspert nga Shqipëria/ Mediat italiane:

Mediat italiane i janë ritkthyer sërish përgjimeve ambientale në lidhje me mafian siçiliane të drejtuar nga Salvatore Riina i njohur edhe si Toto Riina. Sipas tyre, shumë është thënë për përgjimet e bëra gjatë burgosjes së Totò Riina por nuk kurrë nuk është dëgjuar për njeriun që erdhi nga Shqipëria . Në një bisedë të datës 6 gusht 2013 “Capo dei capi” zbulon se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane Matteo Messina Denaro.

"Unë luftova atje, tre ditë, katër ditë makina ishte e vendosur atje ... shkova ndërrova vendin e parkimit. Kur them se dikush duhet të punojë! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër shtëpisë, duhet të punosh, duhet ta kërkosh, duhet të “luftosh” ta marrësh, dhe të vendosësh makinën. Ju dilni me makinë dhe vendoseni atë brenda. Pastaj shko ta gjesh, shko ta gjesh, një si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria. Shko të gjesh një ekspert si ai".

I penduari, Gaspare Spatuzza tregoi para gjykatësve se në garazhin në via Villasevaglios, kishte punuar për të shndërruar një Fiat 126 të vjedhur në një bombë vdekjeprurëse. Por në kohën e dorëzimit më 18 korrik 1992, një ditë para masakrës via D'Amelio, në garazh ishte edhe Renzino Tinnirello dhe më pas një person i tretë, një djalë që nuk ka asnjë lidhje me Cosa Nostra, një i huaj i cili nuk thotë asnjë fjalë. Ndërsa kur Riina flet për shqiptarin i referohet planit lidhur me “Nino”-n, mafiozin italian Antonino Madonia, i cili në korrik të 1992 ishte në burg ndaj dhe Riina s’mund të koordinohej me të për ekzekutimin e Borselinos. Pino Greco shpërtheu eksplozivin me urdhër të xhaxhait të tij Michele Greco.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore