Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Thonjtë që rriten në mish/ Zbuloni si të kujdeseni në mënyrën e duhur

Thonjtë që rriten në mish/ Zbuloni si të kujdeseni në

Thonjtë mund të rriten në mish për një sërë arsyesh, duke përfshirë këpucët e ngushta, formën e këmbës ose prerjen e gabuar të tyre. Rregulli numër një sipas këshillës së specialistëve është të shmangni formën e rrumbullakët dhe të shkurtër. Forma më e mirë është duke krijuar kënde të drejta dhe të rrumbullakëta. Kur një thua pritet në formë të lakuar, ai ka tendencën të rritet në mish në krahasim me një formë të drejtë. Duke u bazuar në këshillat e specialistëve ju njohim më tepër rreth kujdesit të duhur të thonjve.

Prisni thonjtë menjëherë pas dushit
Pasi bëni dush do të vini re se thonjtë zbuten dhe kjo do ta bëjë më të lehtë prerjen e tyre. Ju gjithashtu mund t’i zysni këmbët në ujë të ngrohtë për 20 minuta e më pas t’i prisni ato.

Përdorni prerësen e thonjve
Prerëset e thonjëve kanë tendencë të presin më mirë. Ky është një plus kur duhet të kontrolloni drejtimin dhe thellësinë me të cilën prisni thonjtë tuaj. Por kujdes! Zgjidhni prerëse të mëdha, pasi prerëset e vogla të thonjve që përdoren zakonisht për duart, rrisin mundësinë për gabime gjatë prerjes.

Mos i shkurtoni shumë thonjtë
Ky është një gabim i zakonshëm, që ju bën më të prirur për të pasur probleme me thonjtë. Kujdes të veçantë duhet të tregoni me thonjtë tek gishtat mëdhenj të këmbës, sepse ky është vendi më i zakonshëm që thonjtë rriten nën mish.

Rrumbullakosni cepat
Rrumbullakosni cepat e thonjve në mënyrë që të hiqni cepat e mprehtë. Është e rëndësishme është që thoi të mos rrumbullakoset poshtë vijës së mishit.

Si të trajtojmë një thua të rritur në mish?
Ju mund ta trajtoni atë duke larë këmbën tre herë në ditë me ujë të ngrohtë. Duke veshur këpucë sportive të rehatshme dhe duke e mbajtur këmbën të thatë përgjatë ditës. Por, nëse gjendja nuk fillon të përmirësohet brenda disa ditësh, do t’ju duhet të këshilloheni mjekun tuaj për ndonjë trajtim të mundshëm./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore