Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Thatësira, Venecia mund të bëhet si Dubai: Do të përdoret uji i detit

Thatësira, Venecia mund të bëhet si Dubai: Do të

Venecia lundron mbi ujë, por tashmë është rritur problem i furnizimit të familjeve me të.

Si zgjidhje është hedhur ideja për të shkripëzuar ujin e detit përmes impianteve të posaçme, çka pretendohet se do ti jepte një zgjidhje përfundimtare. 

Projektin e ka pranuar presidenti i rajonit të Venetos Luca Zaia i cili e konsideron detin si një burim të madh.

Madje ai shton se janë 183 shtete që e kanë zgjedhur këtë mënyrë për furnizimin me ujë jo vetëm të banorëve

"E kanë aplikuar qytete si Dubai, ku ka kopshte, palma dhe gjithçka e mbështetur te shkripëzimi, shprehur Zaia për mediat italiane. Madje duke iu referuar lindjes së mesme ai shprehet se 47 për qind e ujit sigurohet prej këtyre impianteve por nuk mungojnë as rastet si Spanja kur në vitin 2021 numëroheshin 765 impiante.”

Megjithatë një strategji e tillë për të shuar thatësirën kërkon kohë për tu konkretizuar kjo jo vetëm për burokracitë.

Presidenti i rajonit shprehet se duhet parë se sa do të kushtoj një veprim i tillë pasi të transformosh ujin e detit në të ëmbël kërkon kohë.

Por, ai shton dhe mundësinë e realizimit përmes energjisë së rinovueshme që mund të mbaj në këmbë një sistem të tillë.

Por edhe pse mbetet ende një mundësi, apeli i autoriteteve për qytetarët mbetet ai për të kursyer sa më shumë ujë, dhe për lutjet që të bjerë shi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore