Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Teknologji/ Telegram sfidon Zoom dhe Skype

Teknologji/ Telegram sfidon Zoom dhe Skype

Kompania ruse Telegram do të sfidojë kompanitë amerikane Zoom dhe Skype, pasi është gati të nisë thirrjet video në grup, deklaroi shefi i saj, Pavel Durov.

Kompania Telegram kishte planifikuar ta shtonte atë në vitin 2020, por pandemia ngadalësoi punën e zhvillimit. Sidoqoftë, thirrjet individuale të enkriptuara arritën gushtin e kaluar.

Njoftimi i Durov u shpërnda në kanalin e tij Telegram ku ai shkruajti se “duke folur për thirrjet video, në maj do të shtojmë një dimension video në bisedat tona zanore, duke e bërë Telegram një platformë të fuqishme për thirrjet video në grup”.

Pikërisht prania e vëmendjes së madhe ndaj privatësisë është një nga elementët në të cilin Durov përqendrohet më shumë kur flet për Telegramin. Kompania arriti në 400 milion përdorues aktivë në muaj në Prill 2020, dyfish më shumë se 200 milion në 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore