Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në kampin veror në Qafë Shtamë (FOTO)

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në

Një grup të rinjsh nga zona të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës në Krujë për t’u bërë pjesë e kampit veror Rinor ‘EU4AL’, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga CSR Communication Center.

Projekti u organizua dhe drejtua nga 4 trajnerë me përvojë të gjatë në këtë fushë, duke ofruar mundësi të shumta argëtimi dhe edukative për të rinjtë.

 “Ishte si një flakë shprese për ne”, thotë Arditi, 17 vjeç, nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë. Qafështama njihet për vetitë e saj kuruese. Prej saj merrte ujin e pijshëm familja e mbretit Zog, nga i ashtuquajturi “Kroi i Nënës Mbretëreshë”.

“Kjo përvojë ishte shëruese, edhe për tronditjen e madhe, që morëm nga pandemia e Covid 19”, thotë Marsida, 18 vjeç.

Dita e parë, e quajtur “E Kaltra”, ju kushtua promovimit të vlerave të BE-së, lidershipit, mundësive të ofruara, hapësirave të vullnetarizmit dhe ndihmës në komunitet e integrim.

Dita e dytë, “E Verdha”, u organizua si seance, për përdorimin e artit dhe formave të tjera alternative, për t’u dëgjuar dhe për të ndikuar vendimmarrjen e politikanëve. Qëndresë, nuk do të thotë vetëm ujë me presion, dhunë, shkopinj gome, por edhe piktura dhe grafite, siç bën artisti i rrugës, Banksy. 22 të rinjtë folën për këtë aktivist anonim, shumë të famshëm në Angli, për kuptimin dhe mesazhin, që përcjellin veprat e tij.

Madje një grafit i tij doli në ankand, për një shifër, mbi 1 milion dollarë. Ai u mor ashtu siç ishte, me gjithë mur. “Ishte interesante, të vrisje mendjen, për kuptimin e veprave të tij, që përçojnë më shumë se 1 apo 2 mesazhe, që duken me shikim të parë”, thotë Arbasi, nxënës 17 vjeçar.

Gjithashtu u hartua dhe u ngrit grupi i punës, për platformën online, “Qendra Shqiptare e Njohurive për Politikën Rinore”, nismë e cila do t’i motivojë të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet, të bëhen një zë, i cili do të dëgjohet në shtrirje afatgjatë. Dita e tretë, “Portokallia”, iu kushtua kënaqësive të natyrës.

“Le të argëtohemi si europianët, me pak kosto dhe shumë kënaqësi”. Kjo ishte motoja e ditës së mbushur me ecje në pyll, barbeky, mësime për hapjen e tendës, e deri tek ndezja e zjarrit, me mjete rrethanore. “Ndezjen e zjarrit, qëndrimin rreth tij, me shokët dhe shoqet e grupit, e përjetova edhe në një kuptim tjetër”, thotë Soana, nxënëse nga Fieri.

“Më dukej, sikur ndezëm zjarrin e shpresës sonë, për një të ardhme më të mirë, më të sigurt, vazhdon ajo”.

Dita e fundit, “Jeshilja”, i hapi rrugën dhënies së certifikatave, për përmbylljen me sukses, të këtij kampi të shumëpritur, nga të gjithë. Të rinjtë realizuan foto dhe video, për të përjetësuar ato ditë rinore, në Parkun Kombëtar të Qafështamës.

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në

Të rinj nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore