Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Të nxirat dhe mavijosjet/ Kurat e shtëpisë që vërtet funksionojnë

Të nxirat dhe mavijosjet/ Kurat e shtëpisë që vërtet

Ndonjëherë, këto të nxira shoqërohen me dhimbje ose inflamacion. Ndonjëherë, lëkura dhe indet e saj shumë delikate si dhe mungesa e vitaminës D përshpejtojnë të nxirat. Të nxirat zakonisht ikin vetë pas disa ditësh, por në disa raste nevoja për largimin e tyre me shpejt, është e domosdoshme. Lexoni më poshtë disa këshilla

Disa Mënyra Efikase Për Largimin e Të Nxirave
Metoda e Parë: Kompresat me Akull
Përdorni një napë të pastër dhe zhyteni në një enë të mbushur me copa akulli. Mbajeni për 10 minuta mbi zonën e nxirë dhe përsëriteni çdo një orë. Temperatura e ftohtë mban nën kontroll rrjedhjen e gjakut. Kompresat nuk duhen mbajtur më gjatë se 20 minuta. Akulli nuk duhet mbajtur direkt mbi lëkurë.

Metoda e Dytë: Vaj Kastori
Merrni një copë pambuku dhe zhyteni në vaj kastori. Lyeni zonën e nxirë. Vajin e Kastorit e gjeni në farmaci.

Metoda e Tretë: Uthull Molle me Ujë
Kombinoni një lugë gjelle me uthull dhe 2 lugë gjelle me ujë. Merrni një pambuk dhe lyeni zonën e nxirë me këtë përzierje. Përsëriteni këtë metodë deri sa të vëreni përmirësim. Uthulla lufton inflamacionin dhe shëron njollat.

Metoda e Katërt: Aloe Vera
Merrni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës dhe me një pambuk lyeni zonën e nxirë. Lëreni xhelin në lëkurë për 15 minuta deri sa të përthahet. Përsëriteni këtë deri sa të vëreni përmirësim. Aloe Vera lufton bakteret, lufton inflamacionin dhe përshpejton shërimin.

Këshilla Të Tjera
Përdorni kompresa të ngrohta dhe të ftohta me një distancë kohore prej 2 orësh. Pra pas kompresës me ujë të ftohtë, pas 2 orësh vendosni një kompresë të ngrohtë. Pas çdo komprese, masazhojeni zonën e nxirë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Nëse të nxirat ndodhen në duar apo këmbë , masazhi duhet bërë në pjesën e sipërme dhe jo direkt në zonën e nxirë./AgroWeb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore