Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Takat e larta janë stok”/ Pandemia ndryshoi botën e modës, blejmë më pak dhe vishemi më thjeshtë

“Takat e larta janë stok”/ Pandemia ndryshoi botën e

Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” në Top Channel u diskutua lidhur me ndikimin e pandemisë së koronavirusit në botën e modës. Në një lidhje “Skype” me moderatorin e njohur, Isli Islami, ishin drejtuesja e “Grace Models” Greiss Petroviç dhe blegeri, Lorin Bekteshi.

Gjatë bashkëbisedimit, që të dy pranuan se Covid-19 i ka bërë më praktikë, duke zgjedhur veshje më të thjeshta edhe për faktin se eventet që frekuentojnë janë të pakta.

“Veshjet formale dhe takat e larta janë shumuar dhe kanë mbetur stok”, tha Greiss. Ndërsa sipas blogerit, meshkujt e kanë gjetur më shumë veten pas kësaj situate, pasi edhe çmimet janë ulur, madje mund të rikthejnë edhe veshje të viteve më parë që nuk bien shumë në sy.

 Nga ana tjetër, Petroviç zbuloi se si ka ndikuar kjo situatë e pandemisë në stilin e saj të përditshëm. "Kjo periudhë më përkoi edhe me shtatzëninë e dytë, dhe detyrimisht stilin ma ndikoi më shumë shtatzënia sesa pandemia"-tregoi ajo, e cila është në pritje të një djali. Prej disa ditësh ajo ndodhet me pushime dhe me këtë rast i bëri thirrje të gjithë atyre që ofrojnë shërbime për pushuesit që të respektojnë masat e të jenë të kujdesshëm.

Ndërsa duke folur për tendencat e reja të modës të ndikuara nga pandemia, Lorin Bekteshi u shpreh se “duke qenë se izolimi ndodhi në pranverë, rrjedhimisht ishte edhe në goditje për stinën e verës përsa i përket modës së sezonit të ri”.

Megjithatë ai tha se meshkujt e kanë më të lehtë sesa femrat që të bëjnë zgjedhjet e tyre. "Meshkujt janë më praktikë, e kanë gjetur veten se çmimet janë ulur dhe ata nuk kanë kohë të shikojnë stilin, copën apo markën"-tregoi blogger-i.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore