Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“S’u bë për 16 vite, po u bë për 6 muaj”, deputeti Vullnet Sinaj: Ura u ndërtua pasi PS fitoi bashkinë e Selenicës

“S’u bë për 16 vite, po u bë për 6 muaj”,

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka përuruar sot në Treblovë të Selenicës urën e fshatit.

Pas 16 vitesh ura u bë realitet. Deputeti Vullnet Sinaj shprehu kënaqësinë që pavarësisht sfidave të ndryshme, Partia Socialiste jep shembullin e mirë me punën e përfaqësuesve të vet, duke kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në ato zona.

“Kjo urë i ka munguar Treblovës për 16 vite, por që kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin e bashkisë së Selenicës gjërat po ndryshojnë. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e bashkisë.


Ajo që nuk u bë për 16 vjet, u bë për 6 muaj, se në kaq kohë ka punuar në kushte normale bashkia e Selenicës.

Mes vështirësive të ndryshme, siç janë tërmeti dhe pandemia u gjet mënyra të konkretizohej dhe përfundohej ky investim i bashkisë shumë i rëndësishëm për zonën”, tha deputeti Sinaj gjatë përurimit të urës, në prani edhe të medias dhe banorëve të zonës.

“Do t’i ftoja të gjithë të vijnë këtu, të kalojnë në këtë urë dhe ta shikojnë detin nga Treblova, një mrekulli e vërtetë”, përfundoi Sinaj.

“S’u bë për 16 vite, po u bë për 6 muaj”,

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore