Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Studimi/ Valët e të nxehtit në mbarë botën më të larta që nga 1950-ta

Studimi/ Valët e të nxehtit në mbarë botën më

Valët e të nxehtit janë rritur shumë si në gjatësi ashtu dhe në intensitet në pothuajse çdo pjesë të botës që nga vitet 1950, sipas studimit të parë që e sheh çështjen në plan rajonal. Studimi del në përfundimin se përshkallëzimi i valëve të tilla është vënë re në mbarë planetin, duke përfshirë Amazonën, Brazilin veri-lindor, Azinë perëndimore e veriore, Mesdheun e jugun e Australinë.

I vetmi rajon i banuar ku nuk u pa një prirje e tillë ishte në zonat qendrore të Shteteve të Bashkuara. Botuar në revistën Nature Communications, hulumtimi tregon se valët e të nxehtit janë bërë më të gjata në 70 vitet e fundit.

Ai ekzaminoi dhe një mënyrë të re matjeje: nxehtësinë cumulative ose intensitetin kumulativ – qe llogarit sa ngrohtësi shtesë lidhet me një event të kësaj natyre përtej pragut tradicional.  Rritja mesatare për 10 vjetë ishte ndërmjet 1 dhe 4,5 gradësh Celsius, megjithëse në disa vende – si Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës e Amerikës së Jugut – ajo ishte dhe gati 10 gradë Celsius në një dekadë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore