Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Studimi: 'Smartphone' tani është vendi ku jetojmë

Studimi: 'Smartphone' tani është vendi ku jetojmë

Një studim i Kolegjit Universitar të Londrës (University College London) ka zbuluar se njerëzit në të gjithë botën ndjejnë të njëjtën gjë për pajisjet e tyre telefonike sikurse për shtëpitë e tyre.

Sipas këtij studimi të gjerë dhe të shtrirë në disa vende të botës, përdoruesit e smartfonëve janë bërë si “kërmij njerëzorë që mbajnë shtëpitë në xhepat e tyre”, dhe kanë tendencë të injorojnë miqtë dhe familjen në favor të pajisjes së tyre inteligjente.

Ekipi i antropologëve të këtij universiteti kaloi më shumë se një vit duke dokumentuar përdorimin e smartphone në nëntë vende të botës, nga Irlanda në Kamerun dhe zbuloi “smartfoni nuk është më vetëm një pajisje apo një lodër që ne përdorim, por është bërë vendi ku ne jetojmë.

Por sipas Prof.Daniel Miller, i cili drejtoi studimin, "kjo ka anën e kundërt për marrëdhëniet njerëzore”.

“Në çdo moment, qoftë gjatë një vakti në restorant, një takimi apo aktiviteti tjetër të përbashkët, një person me të cilin jemi për momentin, mund të zhduket papritmas, duke “ shkuar në shtëpi” në smartfonin e tij”.

Kjo dukuri po çon tashmë në “vdekjen e afërsisë (afrimitetit)” kur bëhet fjalë për ndërveprimin ballë për ballë me njerëzit. “Kjo sjellje, stresi, zhgënjimi apo edhe ofendimi është ajo që ne po e quajmë “vdekja e afrimitetit”.

Ndryshe nga shumë eksplorime të përdorimit të smartfonit, studimi u përqendrua posaçërisht tek të rriturit, ose më mirë te “ata që nuk e konsiderojnë veten as të rinj as të moshuar”.

Por edhe me këtë fokus të veçantë, studiuesit zbuluan se në të gjithë botën telefonat inteligjentë janë nevoja themelore. “Smartfoni është ndoshta objekti i parë që sfidon vetë konceptin e shtëpisë (dhe ndoshta edhe vendin e punës) për sa i përket kohës që shpenzojmë me të. Pra, është një formë “shtëpie e transportueshme”. Ne jemi gjithmonë “në shtëpi” në smartfonin tonë. Ne jemi bërë si kërmij njerëzorë që mbajmë shtëpinë tonë në xhepa”, thotë profesor Miller.

Studiuesit përshkruajnë gjithashtu se si kjo lloj “shtëpi” nuk është aspak një vend për të pushuar dhe relaksi, nëse marrim parasysh komunikimet e vazhdueshme të punës dhe mediat sociale që na hanë shumë kohë. “Në një farë mënyre, telefoni inteligjent mund të zvogëlojë përvojën e mëparshme të shtëpisë si strehë.

Nga punonjësit tani pritet që të vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt me punën e tyre, për shembull, edhe pas largimit nga vendi i punës. Një fëmijë i ngacmuar nga nxënës të tjerë në shkollë tani gjen pak ose aspak pushim kur kthehet në shtëpinë e tij fizike”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore