
Studimi: Njerëzit shpenzojnë 5 orë në ditë në telefon, TikTok lideri i aplikacioneve në 2021
Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në celularët e tyre, sipas firmës së monitorimit të aplikacioneve App Annie.
Raporti i App Annie tregon se aplikacionet janë shkarkuar 230 miliardë herë në vitin 2021, ndërsa janë shpenzuar 170 miliardë dollarë përmes tyre. TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në mbarë botën, me përdoruesit që shpenzonin 90 për qind më shumë kohë atje krahasuar me vitin 2020.
“Ekrani i madh po vdes ngadalë pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde në pothuajse çdo kategori – koha e shpenzuar, shkarkimet dhe të ardhurat”, tha shefi ekzekutiv i App Annie, Theodore Krantz.
Firma monitoruese parashikoi që, deri në gjysmën e dytë të këtij viti, TikTok do të kalonte 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.
Koha mesatare e shpenzuar në aplikacionet celulare ishte katër orë e 48 minuta, 30 për qind më shumë nga viti 2019, tregoi raporti i gjendjes celulare të App Annie.
Kjo u llogarit në dhjetë tregje, duke përfshirë Indinë, Turqinë, SHBA-në, Japoninë, Meksikën, Singaporin dhe Kanadanë.
Përdoruesit në Brazil, Indonezi dhe Korenë e Jugut i kaluan pesë orë në ditë.
Nga ajo kohë, shtatë nga çdo 10 minuta shpenzoheshin në aplikacione sociale, fotografike dhe video, me TikTok kryesues, sugjeroi raporti.
Ekosistemi celular në përgjithësi mbetet shumë i shëndetshëm, me dy milionë aplikacione dhe lojëra të reja të lançuara në vitin 2021 dhe numrin e aplikacioneve që fitojnë më shumë se 100 milionë dollarë me 20 për qind, sipas raportit.
YouTube ishte aplikacioni më i popullarizuar i transmetimit të videove në mbarë botën, duke arritur më shumë se një milion shkarkime në 60 vende të ndryshme. Netflix doli i dyti në shumë rajone.
Lojërat celulare gjithashtu u rritën - me njerëzit që shpenzuan 116 miliardë dollarë për to. Disa përdorues janë ankuar për numrin e reklamave në lojëra të tilla, por reklamimi i aplikacioneve në përgjithësi po shkon jashtëzakonisht mirë, me shpenzimet globale që kaluan 295 miliardë dollarë vitin e kaluar.


Ja nga cilat të drejta bazë hiqni dorë kur përdorni TikTok
Historia e plotë >

Gjuha e trupit: 5 sjelljet që ju bëjnë tërheqës dhe 4 që duhen shmangur
Historia e plotë >


Pse na ndodh dridhja e çuditshme e syrit?
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
