Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Studimi, ngrohja globale po divorcon albatrosët

Studimi, ngrohja globale po divorcon albatrosët

Kur një lidhje përfundon, mund të jetë për shkak se shkëndija e nisjes së saj është shuar, ose ndoshta thjesht nuk mund të gjendet më kohë për njëri-tjetrin. Por a mund të shkaktojë ndryshimi i klimës ndarje?

Kjo mund të ndodhë, sipas një studimi të ri që sugjeron se albatrosët, ndër krijesat më besnike në botë, po "divorcohen" më shumë.

Hulumtimi i botuar në revistën “Royal Journal” shqyrtoi 15,500 çifte riprodhuese në Ishujt Falkland gjatë 15 viteve të fundit. Divorci i Albatrosit në thelb është i njëjtë me atë njerëzor. Ai ndodh kur një njëri partner prej çiftit çiftëzohet me një individ tjetër.

Ashtu si njerëzit, albatrosët gjithashtu kanë një fazë të vështirë rritjeje, duke u përpjekur (dhe ndonjëherë duke dështuar) të kuptojnë mënyrën më të mirë për të hyrë në një marrëdhënie. Por, në fund, kur gjejnë partnerin ideal, zakonisht qëndrojnë së bashku për gjithë jetën.

Vetëm 1 për qind e albatrosëve ndahen pasi zgjedhin partnerin e tyre të jetës, shumë më e ulët se shkalla e divorcit njerëzor në shumë vende të botës.

“Monogamia dhe lidhjet afatgjata janë shumë të zakonshme për ta”, thotë Francesco Ventura, studiues në Universitetin e Lisbonës dhe bashkëautor i studimit.

Por, në vitet e mbuluara nga studimi me temperatura më të ngrohta të ujit, deri në 8 për qind e çifteve të albatrosëve që u vëzhguan u ndanë. Studimi thotë se "divorci i nxitur ndryshimet klimatike mund të jetë një pasojë e anashkaluar" në të shkuarën.

Normalisht, divorci i albatrosit shkaktohet kur një çift nuk arrin të shumohet, kështu që ata gjejnë partnerë të rinj në sezonin e ardhshëm të shumimit. Por, gjetjet e studimit treguan se çiftet po divorcoheshin edhe kur kishin një sezon të suksesshëm riprodhimi.

Francesco thotë se ka dy teori të mundshme për këtë. E para është e lidhur me betejat e një marrëdhënieje në distancë. Ujërat e ngrohta i detyrojnë zogjtë të gjuajnë më gjatë dhe të fluturojnë më larg.

Nëse zogjtë nuk kthehen në kohë për një sezon mbarështimi, partnerët e tyre mund të vazhdojnë me një partner të ri. Një tjetër teori është se hormonet e stresit të albatrosit rriten në mjedise më të ashpra, të tilla siç është për ta mjedisi kur ujërat janë më të ngrohtë.

“Me kushtet më të ashpra të mbarështimit dhe mungesën e ushqimit, mund të shkaktojë më shumë stres dhe një partner mund të fajësohet për "performancën e dobët", që mund të shkaktojë divorcin”, thotë Francesco.

Hulumtimi vjen pasi shumë popullata të albatrosit janë në telashe. Disa të dhëna nga viti 2017 sugjerojnë se numri i çifteve të shumimit të specieve është pak më shumë se gjysma e asaj që ishin në vitet 1980.

Francesco thotë se në Ishujt Falkland nuk është një shqetësim i menjëhershëm për popullatën e tyre, por në zona të tjera ku popullsia e albatrosit është e kufizuar, është një shqetësim.

"Temperaturat po rriten dhe do të rriten, kështu që kjo mund të sjellë më shumë reduktim të popullatës së tyre”, thotë ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore