Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Si të mos i përdorni fjalët e tepërta gjatë fjalimeve tuaja?

Si të mos i përdorni fjalët e tepërta gjatë fjalimeve

?Të paktë janë personat të cilët nuk tremben nga fjalimet në publik. Këta janë personat “e bekuar” me aftësinë për të folur me vetëbesim dhe rrjedhshëm, pa hezituar aspak. Por, të tjerët shpesh ngurrojnë të flasin. Kanë turp dhe nuk kanë besim në veten e tyre për të folur përpara një audience. E kur ata detyrohen, gjithë fjalimi i tyre është i mbushur me fraza të panevojshme si “domethënë”, “ëëë”, “a po kuptoni”, “po mendoj..” “atëherë” etj.

Pse ndodh kjo? Sepse ajo zbrazëti që nuk e dinë se çfarë do të flasin më pas, e mbushin e me fjalë boshe. Kjo ndodhë edhe sepse ndihen nervoz, të zhgënjyer dhe në gjendje të tilla. Kjo zakonisht ndodhë kur fjalimet bëhen pa u përgatitur më parë, kur dikush ju bën një pyetje për të cilën nuk jeni të gatshëm, ose kur jeni duke menduar të gjeni diçka për ta mbështetur argumentin tuaj.

Pra nëse edhe ju jeni në mesin e këtyre personave, përdorimi i këtyre fjalëve ju jep disa çaste për t’i mbledhur mendimet tuaja përpara se të vazhdoni me fjalimet tuaja. Por, nganjëherë ato mund të përdoren, po ashtu për t’i dhënë shenjë audiencës të jetë e vëmendshme për atë që po vjen me pas.

E kur ato përdoren me masë, nuk ka asgjë të keqe të jenë pjesë e fjalimit. Por ajo që ndodhë kur përdoren në masë të madhe është zhgënjim i audiencës, irritim dhe jo i aftë për fushën.

Sa shpesh duhet të mbushet fjalimi me fjalë të tilla?

Bazuar në një hulumtim nga “Quantified Communications” frekuenca ideale e përdorimit është rreth një fjalë për çdo minutë. Ndërsa, folësi mesatar, çdo 12 sekonda i përdorë fjalët e panevojshme, që është pesë fjalë të tilla për një minutë.

Pse i përdorim këto fjalë gjatë fjalimeve?

Janë disa arsye pse ne i përdorim fjalët plotësuese. Martin Luenendonk, thotë që para është sepse kur kemi qenë në moshë të hershme, shumica prej nesh kanë qenë gati për t’u përgjigjur në çdo pyetje menjëherë. Shumica e prindërve, i bëjnë pyetjet e qarta dhe presin prej fëmijëve të tyre përgjigje të menjëhershme. Kjo ndikon edhe gjatë rritjes dhe pjekurisë. Ndryshe, nëse ata kanë ngurruar të përgjigjen, kjo është parë si shenjë e mungesës së respektit dhe do të kishte pasoja negative.

Prandaj, kur kemi për të menduar për diçka për t’u përgjigjur te dikush, ne i përdorim fjalët mbushëse për ta treguar hezitimin tonë, sepse kemi qenë gjithmonë të shtyrë për ta plotësuar atë zbrazëti.

Shpjegimi i dytë se pse përdorim fjalë mbushëse është se disa njerëz besojnë se këto fjalë na bëjnë të tingëllojnë më “natyrshëm” ose realë, veçanërisht kur mbajmë fjalime. Gjuhëtari Michael Erard madje ka shkruar një libër për këtë, “Um: Slips, Stumbles, and Verbal Blunders, and What They Mean”.

Cili është problemi me fjalët përmbushëse?

“Quantified Communications” u përpoq të identifikonte se sa njerëzit mbështeten në fjalët plotësuese dhe mënyrat përmes të cilave këto fjalë ndikojnë në perceptimin e audiencës së tyre rreth mesazhin që e japin. Në hulumtim, ata analizuan mbi 4000 mostra të komunikimit të folur.

Ata zbuluan tri mënyra kritike përmes të cilave përdorimi i këtyre fjalëve ndikon negativisht në perceptimin e një mesazhi nga audienca.

Mbajtja e audiencës tuaj të angazhuar është një faktor vendimtar nëse doni të përcillni në mënyrë efektive mesazhin tuaj. Megjithatë, kur përdorni shumë fjalë mbushëse, ato pengojnë atë që po përpiqeni të thoni, gjë që nga ana tjetër e bën audiencën të mërzitur, të shkëputur dhe të pavëmendshme.

Kur jeni duke biseduar në një grup njerëzisht, kjo e bën që të mendojë që jeni më të natyrshëm dhe kjo ju bën më të besueshëm. Ndërsa fjalët plotësuese përdoren zakonisht në biseda të rastësishme, përdorimi i shumë prej tyre kur jepni një fjalim ju bën të tingëlloni i hutuar dhe nervoz në vend të autentikes, gjë që e bën mesazhin tuaj më pak të besueshëm.

Nëse dëshironi që mesazhi juaj të jetë bindës dhe ta detyroni audiencën tuaj të kuptojë atë që po thoni, ju duhet ta bëni mesazhin tuaj të qartë, të lehtë për t’u ndjekur dhe logjik. Megjithatë, këtu është problemi; kur përdorni shumë këto fjalë audiencës i duhet më shumë kohë për ta filtuar nga këto fjalë për të arritur deri te mesazhi. Por fatkeqësisht, audienca juaj mund të mos jetë e gatshme të bëjë gjithë këtë përpjekje shtesë njohëse. Prandaj, shumë prej tyre do të largohen nga fjalimi juaj dhe do të zgjedhin diçka që është më pak e kërkuar nga pikëpamja njohëse.

Si t’i eliminoni këto fjalë nga fjalimi?

Ndërgjegjësohuni për problemin

Shumë njerëz përdorin fjalë plotësuese, por shumë prej tyre as që janë të vetëdijshëm se e bëjnë këtë. Është thuajse sikur nuk e keni mendjen as t’i regjistroni ato. Pra, çfarë duhet të bëni është ta mendoni këtë dhe ta sinkronizoni mendjen me gojën tuaj. Pa qenë të vetëdijshëm për këtë nuk keni sesi i hiqni.

Prandaj, duhet të identifikoni se cilat fjalë mbushëse keni tendencë të përdorni shpesh dhe si i përdorni ato. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të incizoni veten në video duke u bërë sikur jeni duke e thënë ndonjë fjalim. Ndërsa kaloni nëpër fjalimin, shikoni për ndonjë fjalë plotësuese në fjalimin tuaj.

Identifikoni nxitësit tuaj

Pasi të filloni të bëheni të vetëdijshëm për rastet e ndryshme kur keni tendencë të përdorni fjalë plotësuese, gjëja tjetër që duhet të bëni është të kuptoni se çfarë e nxit përdorimin tuaj të këtyre fjalëve.

Mund të vëreni se keni tendencë t’i përdorni këto fjalë plotësuese kur ndiheni sikur jeni nën presion për të bërë përshtypje, për shembull kur jeni duke folur me dikë më të lartë se ju në punë, kur bisedoni me takimin tuaj, apo edhe kur flisni me të rinj.

Angazhohuni t’i braktisni këto fjalë

Sa herë që ju të gjeni një nga këto fjalë pothuajse duke dalë nga goja juaj, thjesht ndaloni, mos thuaj asgjë! Kjo lidhet shumë ngushtë me pikën tjetër.

Ndalimi i fjalisë në mes pak para se të përdorni një fjalë plotësuese mund t’ju duket e vështirë, kështu që mënyra më e mirë për t’u mësuar me këtë është të praktikoni.

Merrni një video regjistrues dhe regjistrojeni veten duke folur për diçka, si për shembull si ka qenë dita juaj! Sa herë që jeni gati të përdorni një fjalë plotësuese, thjesht ndaloni!

Bëhuni “miq me pauzën”

Pauzat janë një pjesë thelbësore e komunikimit. Sipas një hulumtimi të kryer nga Estelle Campione dhe Jean Veronis, ekzistojnë tre lloje pauzash që shfaqen zakonisht në të folurit bisedor.

Këto janë pauza të shkurtra, që zgjasin rreth 0,20 sekonda, pauza mesatare, të cilat janë rreth 0,60 sekonda dhe pauza të gjata, të cilat janë më të gjata se një sekondë. Folësit më të mëdhenj përdorin pauza shpesh, folësi mesatar ndalon vetëm rreth 3,5 herë në minutë.

Sipas një studimi nga Universiteti i Misurit, mendja jonë është e aftë të përpunojë rreth 400 fjalë në një minutë. Por, për disa njerëz kjo mund të shkojë deri në 1500 fjalë.

Nga pauzat janë disa përfitimet si:

-Ju japin kohë për t’i mledhur mendimet
-Pauzat mund t’jua qetësojnë nervat
-Ju japin kohë audiencës për të analizuar diçka të fuqishme që sapo thatë
-Ngadalësoni

Të folurit me një ritëm më të ngadaltë mund të zvogëlojë gjithashtu varësinë tuaj nga fjalët plotësuese. Kjo është për shkak se duke ngadalësuar, po i jepni vetes më shumë kohë për të menduar për idetë tuaja përpara se t’i thoni ato me zë të lartë. Nëse flisni shumë shpejt, ka shumë gjasa që t’ju lidhet gjuha veçanërisht nëse fjalimi juaj nuk ishte i planifikuar paraprakisht. Por sigurisht, nuk duhet ta ngadalësoni plotësisht fjalimin deri në atë pikë që bëhet e panatyrshme.

Këto janë disa nga këshillat që do t’ju ndihmojnë shumë jo vetëm që t’i largoni disa fjalë që e irritojnë audiencën, por edhe të jeni folës në publikë të shkëlqyeshëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore