Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri/ Çfarë i ndodh trurit dhe organizmit

Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri/ Çfarë i ndodh

Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike. Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London. Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemoragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.

Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen. Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj. Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.

Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda. Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemoragji cerebrale çdo vit. Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.

Shenjat dalluese
Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por sugjerohet se analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë. Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:

Dhimbje barku

Nivele të larta të sheqerit në gjak

Hipotiroidizëm, pra ulje të funksionit të tiroides

Errësim të ngjyrës së lëkurës

Lodhje e tepërt

Rënie peshe

Çrregullim të ciklit te femrat

Problemet E Tjera Shëndetësore Që Shkakton Hekuri I Tepërt
Hekuri është një ushqyes thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shumë procese biologjike përfshirë edhe transportin e oksigjenit. Nëse njeriu ka një sasi të madhe hekuri në organizëm, atëherë ai do të përballet me një sërë problemesh. Këtu përfshihen:

Lodhja kronike,

Dhimbjet e kyçeve,

Sëmundjet e mëlçisë,

Rrahje të çrregullta të zemrës

Hekuri i tepërt ruhet në organe, veçanërisht në mëlçi, zemër dhe pankreas. Ka raste që nivelet e larta të hekurit janë edhe të trashëgueshme, por ato janë të rralla. Teprica e hekurit vërehet kryesisht tek njerëzit që kanë një sistem tretës të predispozuar të përthithë më shumë hekur. Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë sasinë e tepërt të hekurt dhe mënyra më efikase është eliminimin i tij nëpërmjet gjakut./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore