Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

Si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve. Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje. Teksa shumë studime kanë treguar se është më e përhapur tek gratë, kjo sëmundje mund të jetë e lidhur ngushtë  dhe me disa procese të tjera të trupit.

Lidhja mes dy sëmundjeve
Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash. Kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias. Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias. Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme. Pra plakja e trurit apo humbja e kujtesës nga dementia e ka zanafillën e saj që nga problemet me presionin e lartë të gjakut.

Si Ndryshon Presioni i Gjakut Përgjatë Viteve
Shumë funksione të trupit ndryshojnë përgjatë viteve dhe po kështu edhe presioni i lartë i gjakut. Sipas mjekëve presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar. Për të gjithë personat që kanë përjetuar gjatë këtyre dy periudhave të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete.

Gjithsesi më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave. Ndërsa rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë Në zhvillimin  e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës. Ndër armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja. Për ta parandaluar sa më parë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje mund të lexoni këshillat e AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore