
Si ndikon ngjyra e syve në marrëdhëniet romantike?!
Qëndra studimore “Lenstore” së fundmi ka kryer një kërkim duke analizuar të dhënat nga aplikacionet e takimeve dhe zbuloi se cilat ngjyra të syve konsiderohen më tërheqëse. Kur zgjedhim partnerë të mundshëm për të dalë me ta, ka shumë faktorë që ndikojnë dhe përshtypjet e para janë thelbësore. Një nga këto përshtypje ndikohet dhe nga ngjyra e syve. Pra, cilat janë ngjyrat më tërheqëse të syve?
“Lenstore” kreu kërkime mbi këto aplikacione takimesh për të zbuluar se cila ngjyrë sysh tërhoqi më shumë vëmendjen nga bashkëshortët potencialë. Sytë e meshkujve dhe femrave u përdorën në disa fotografi mostra të ofruara nga secili individ për të krijuar profilin e tyre të takimeve në internet. Ngjyrat e syve të tyre u modifikuan më pas në softuerin e redaktimit të fotografive për të parë se sa përputhje mund të arrinin duke përdorur të njëjtat imazhe dhe biografi në aplikacione.
Te meshkujt, sytë e kaltër u dalluan si fitues me 27 % të të gjitha rezultateve, ndërsa ngjyra tjetër më e popullarizuar, kafe, grumbulloi 22 %. Ngjyra më pak e popullarizuar e syve ishte vjollcë, një ngjyrë e pamundur për sytë natyralë dhe që arrihet vetëm duke mbajtur lente kontakti me ngjyrë, duke marrë vetëm 8 %.
Te femrat, rezultatet ishin disi më pak të përcaktuara. Teksa sytë ngjyrë lajthie ishin më të popullarizuar, diferenca me ngjyrën vjollcë nuk ishte shumë e madhe. Sipas të dhënave, sytë e gjelbër ishin më pak të dëshiruar te femrat me 11 %.




Duhet ta mbani patjetër në shtëpi, kjo bimë sjell para dhe fat të mirë
Historia e plotë >
Këto janë vetitë shëndetësore që përfitoni nga konsumimi i mandarinave!
Historia e plotë >

Sa shpesh duhet t’i lajmë duart? Ekspertët shpjegojnë se ku gabojmë më shumë
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




