Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për martesë i djeg shtëpinë, por...(FOTOT)

Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për

Një rast i rrallë ka nodhur në Britaninë e Madhe ku zjarri i dashurisë për të dashurën e tij i dogji shtëpinë 26-vjeçarit me origjinë shqiptare, Albert Ndreu. Lajmi po bën xhiron e botën pasi në momentin që i riu kishte përgatitur çdo gjë për t’I propozuar të dashurës për martesë shtëpia ka marrë flakë.

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme. Kështu që ai mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tollumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?” ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi i ka bërë  të gjitha përgatitjet ai ka shkuar për të marrë të dashurën por për fat të keq kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë të përfshirë nga flakët. Menjëherë pasi panë zjarrin të rinjë njoftuan zjarrëfikësen ku tre ekuipazhe zjarrëfiksesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin që për fat të mirë nuk lëndoi asnjë person.

Mirëpo asgjë nuk mbaron me kaq pasi shqiptari e kishte vendosur që sido që të arrij puna propozimin do ta bënte. Kështu siç raportojnë mediat e huaja Ndreu në banesën e djegur ku vetem muret kishin mbetur dhe gjithçka tjetër ishte kthyer në hi ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozur 22 vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen “PO’.

Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore