Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Shkuan në luftë me 80 ushtarë e u kthyen me 81/ Lihtenshtejni, historia e shtetit të gjashtë më të vogël në botë

Shkuan në luftë me 80 ushtarë e u kthyen me 81/ Lihtenshtejni,

Lihtenshtajni është vend i vogël – i katërti më i vogël në Evropë dhe i gjashti në botë – që shtrihet përgjatë brigjeve Rajna mes Zvicrës dhe Austrisë.

Prej atje vjen një histori pak e ditur, por shumë interesante që edhe sot mbetet mister për shumëkënd.

Ata kanë arritur të qëndrojnë neutral (dhe me këtë të shmangin humbjet) në të dy luftërat botërore.

Madje në vitin 1943 ata ndaluan formimin e partisë naziste. Në atë kohë nuk kishin as ushtri, pasi që në vitin 1868 u reformuan plotësisht.

Megjithatë, historia për rojet e fundit të ushtrisë së Lihtenshtajnit nga viti 1866 është e njohur për dy arsye – e para, nuk kanë pasur as edhe një viktimë, sepse i kanë shmangur të gjitha luftërat.

E dyta, kanë shkuar në vijën e frontit me 80 ushtarë – janë kthyer në shtëpi me 81.

Gjatë luftës të vitit 1866, Lihtenshtajni dërgoi 80 ushtarë për të ruajtur kalimin Brener mes Austrisë dhe Italisë, ndërsa 20 rezervistë qëndruan prapa tyre.

Edhe pse ushtria është dashur të kryejë detyrat e saj – të mbrojë territorin nga sulmet e mundshme nga italianët, War History online shkruan se “në fakt nuk kanë pasur nevojë të bëjnë asgjë tjetër – përveç se të qëndrojnë ulur në malet e bukura – pinë verë dhe të shijojnë cigare”.

Megjithatë, beteja e Kenigracit i dha fund luftës, prusët fituan – ushtarët e Lihtenshtajni u kthyen në shtëpi. Por, kur u kthyen – ishte një më shumë – ushtari i 81-të ishte kthyer me ta.

Siç raporton The World at War, oficeri austriak i angazhuar ka “qenë një person misterioz” që iu bashkua ushtarëve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore