Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun: Për herë të parë në 1200 vjet...

Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun: Për herë

Të gjithë i këni parasysh pamjet karakteristike të Japonisë në pranverë me ngjyra rozë, të shkaktuara nga ajo që njihet si “dëbora e petaleve”, ose e thënë ndryshe “sakura” që nuk është asgjë me tepër se thjesht çelja e luleve të qershisë, që mbahen si më të bukurat në Japoni. Por këtë vit, për herë të parë në 1,200 vite, lulet e qershisë lulëzuan më herët. Shkencëtarët paralajmërojnë se është një simptomë e krizës më të madhe të klimës që kërcënon ekosistemet kudo që ndodhen.

Yasuyuki Aono, një studiues në Universitetin e Prefekturës Osaka, ka mbledhur të dhëna nga Kioto që prej vitit 812 pas Krishtit nga dokumentet historike dhe ditarët. Në qytetin e Kiotos, lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit në 26 mars, data më e hershme për qytetin në më shumë se 1,200 vjet sipas Aono. Edhe në kryeqytetin japonez, Tokio, lulet e qershisë arritën lulëzimin e plotë më 22 mars.

Dr. Lewis Ziska nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Columbia tha se: Ndërsa temperaturat globale ngrohen, ngricat e fundit të pranverës po ndodhin më herët dhe lulëzimi po ndodh më shpejt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore