Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Seriali më i shitur në Evropë e botë, “GRAND HOTEL” së shpejti në Top Channel

Seriali më i shitur në Evropë e botë, “GRAND

Një prodhim i jashtëzakonshëm, më i shituri në Evropë e botë, seriali hit i Netflix “GRAND HOTEL”, vjen ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

Transmetimi premierë i telenovelës nis në orën 16:00 ditën e enjte më datë 8 tetor. “GRAND HOTEL” do të transmetohet nga e hëna në të shtunë, në të njëjtin orar.

Një djalë i ri mbërrin për të hetuar zhdukjen e motrës së tij.Po ai as që e kishte çuar ndër mend.Ai bie marrëzisht në dashuri me vajzën e pronarit dhe të fejuarën e drejtorit të hotelit. Ajo është e bukur, seksi, e pasur.Një romancë e rrezikshme që ndërthuret me të gjitha misteret dhe sekretet të fshehura ndër muret e “GRAND HOTEL”, fitues i 11 çmimeve ndërkombëtare dhe 22 nominimeve. E vërteta do të ndryshojë jetët e tyre!

Në qytezën spanjolle, Kantaloa, Hulio Olmedo mbërrin në hotelin luksoz “Grand Hotel”.

Ai ka ardhur të takojë motrën e tij, Kristinën, e cila punon si shërbyese, por që është rritur në detyrë si menaxhere kati.

Por Hulio mëson nga një kamerier se Kristina është pushuar nga puna për vjedhje, një muaj më parë, diçka që ai nuk mund ta besojë në asnjë mënyrë.

I sigurt që motrës i ka ndodhur diçka në këtë hotel misterioz, Hulioja vendos të pranojë punën si kamerier me synimin e vetëm për të zbuluar të vërtetën.

Shumë shpejt, jeta e Hulios përmbyset nga fakte tronditëse dhe një dashuri e papritur që mund t’ia prishë të gjitha planet.

Ai së shpejti gjen një aleate, Alisian, një nga vajzat e pronarit të hotelit Doria Teresa. Alisia, e cila po detyrohet të martohet me menaxherin e hotelit Diegon, që është gjithashtu dyshuese për gjërat që ndodhin në hotel. Së bashku Hulio dhe Alicia përpiqen të zbulojnë sekretet e Grand Hotel.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore