Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Ruhuni në Facebook/ 533 mln numra telefoni dhe të dhëna personale dalin në internet

Ruhuni në Facebook/ 533 mln numra telefoni dhe të dhëna personale

“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.

“Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat.

Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës. Kjo nuk është hera e parë që një numër i madh të dhënash personale të përdoruesve të Facebook gjenden të ekspozuara në internet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore