Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Rolls-Royce sfidon: Avioni ynë elektrik është më i shpejti në botë (video)

Rolls-Royce sfidon: Avioni ynë elektrik është më i shpejti

Agjencia - selia e së cilës e hapësirës ajrore është e vendosur në Derby - tha se avioni arriti një shpejtësi maksimale prej 387.4 mph (623 km/h) gjatë testeve në një vend testimi avioni eksperimental.

Mendohet se ka vendosur rekorde të reja botërore në tre distanca të ndryshme. Shifrat i janë dërguar për verifikim Federatës Botërore të Sporteve Ajrore.

Fluturimet testuese u zhvilluan në Boscombe Down në Amesbury, Wiltshire, më 16 nëntor. Shpejtësia maksimale u arrit nga piloti testues dhe drejtori i operacioneve të fluturimit Phill O'Dell.

“Kjo është pika kryesore e karrierës sime dhe është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë ekipin", tha ai.

Rolls-Royce tha se avioni, i quajtur Spirit of Innovation (Shpirti novator) fluturoi me një shpejti mbi 213 km/h më shumë se sa avioni që mbante rekordin e mëparshëm, i prodhuar nga Siemens, në vitin 2017.

Kompania e famshme tha gjithashtu se mendohet që avioni i saj të ketë thyer edhe rekordin për mjetin fluturues që ngjitet më shpejt në 3 mijë metra lartësi, për rreth 200 sekonda, duke thyer me 60 sekonda rekordin e mëparshëm.

Avioni ka një motor elektrik 400kW, të barasvlershëm me 535 kuaj fuqi të një supermakine të shpejtë, që është në gjendje të karikojë 7500 telefona celularë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore