Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Rezultatet/ Si është përdorur skema e granteve konkurruese për investimet në pyje e kullota

Rezultatet/ Si është përdorur skema e granteve konkurruese

Skema e investimeve prej 4,000,000 Euro në pyje dhe kullota është një nga komponentët më të rëndësishëm të Projektit të Shërbimeve Mjedisore, bashkëfinancim i Bankës Botërore, Agjencisë Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondit për Mjedisin Global (GEF).

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim Bujqësor Rural (AZHBR) që vepron si administratore e skemës konkurruese të granteve IPARD kanë mbështetur investimet në pyje e kullota të cilat u kryen nga zotëruesit ose përdoruesit e fondit pyjor e kullosor.

Pilotimi i grantevepër pyjet, i ngjashëm me skemën IPARD është mjaft i rëndësishëm për vazhdimësinë e financimeve për këtë sektor, dhe qeveria ka vendosur për përfshirjen e mbështetjes për pyjet në programin e ri IPARD III të MBZHR për periudhën 2021-2027. Aktualisht janë zbatuar 153 grante,  62 në thirrjen e parë dhe 91 në thirrjen e dytë.   Le të shpjegojmë konkretisht llojet e  investimeve të kryera.

Së pari, pyllëzime dhe ri-pyllëzime, që synojnë rehabilitimin e sipërfaqeve të degraduara për shkaqe nga më të ndryshmet, dhe mbjelljen e fidanëve të rinj. Sipërfaqja totale e pyllëzuar tashmë është 420 ha. Nga këto, 2 projekte janë aplikuar mbi një sipërfaqe pyjore prej 14 ha me pronarë privatë, ndërsa pjesa tjetër janë zbatuar ne pyjet dhe kullotat e bashkive.

Së dyti, përmirësim pyjesh, që kanë për qëllim përmirësimin e strukturës së pyjeve dhe nxitjen e rritjes së grumbujve pyjorë.

Së treti, përmirësim i kullotave ekzistuese. Këto punime synojnë përmirësimin e gjendjes së kullotave dhe rritjen e kapacitetit të tyre mbajtës në numër krerësh. Punime të tilla garantojnë shtimin e krerëve të bagëtisë, rritjen e shkallës së punësimit dhe zbutjes së varfërisë në zonat rurale. Ka 37 aplikime të tilla ku 3 prej tyre vijnë nga pronarë privatë ndërsa pjesa tjetër nga shoqatat e përdoruesve. Sipërfaqja totale e përmirësuar dhe ku kapacitetet kullosore janë rritur edhe nëpërmjet ndërtimit të lerave të ujit, tashmë është rreth 4000 ha.

Së katërti, ndërtim veprash hidroteknike (prita malore). Projekte të tilla synojnë frenimin dhe parandalimin e erozionit në masivët pyjorë me një ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e tokave bujqësore. Nga 153 projekte të zbatuara në total, 32 projekte mbështetën ndërtimin e pritave malore. Në total janë ndërtuar 3,756 m3 prita malore.

Së pesti, ndërtim veprash ujëmbajtëse për blegtorinë (lera). Këta projekte synojnë uljen e trysnisë në kullotat komunale dhe përmirësimin e kullotave të larta malore dhe rritjen e kapacitetit të tyre mbajtës. Në total kanë aplikuar për këto investime 17 subjekte nga të cilët 2 janë pronarë privatë dhe pjesa tjetër janë shoqatat e përdoruesve. Në total janë ndërtuar 93 lera uji. 

Skema e  investimeve në pyje dhe kullota garanton zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor e kullosor, punësimin e banorëve të zonave rurale, mbështetjen e sektorëve të tjerë si blegtoria dhe turizmi, frenimin e erozionit dhe parandalimin e përmbytjeve. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kjo skemë investimesh plotëson zbatimin e parimeve kryesore të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor përsa i përket sistemeve të qëndrueshme të bujqësisë dhe zhvillimit rural .

Rezultatet/ Si është përdorur skema e granteve konkurruese

Objektiva të tjera janë rritja e mbulesës pyjore, ose zgjerimi i sipërfaqes së pyllëzuar, rigjenerimi i  tokave pyjore të degraduara, apo tokave bujqësore të braktisura, shtimi i shërbimeve mjedisore si sekuestrimi i karbonit, cilesia e ujit, biodiversiteti dhe frenimi i erozionit; nxitja e praktikave te agro-pylltarisë; parandalimi i zjarreve ne pyje dhe rritja e qëndrueshmërisë dhe vlerave mjedisore të ekosistemeve pyjore. Cilat janë rezultatet deri më tani nga aplikimi i kësaj skeme investimesh në pyje e kollota. 

Në pyllëzim është investuar në 420 Ha; në përmirësime pyjore, 5150 Ha; në përmirësim kullote 283 Ha, kontraktuar; në lera uji, janë ndërtuar 93 copë në siperfaqe kullosore dhe ndertim i pritave malore, 3756 m3. Sa i përket intensitetit të ndihmës, të dhënat janë këto:

Mbështetja në shumën 60 % të investimit të ligjshëm për individët;

Mbështetja në shumën 85 % të investimit të ligjshëm për shoqatat.

Përmes projektit të Shërbimeve Mjedisore është bërë gjithashtu inventari kombëtar i pyjeve dhe kullotave dhe është ngritur një sistem informacioni digjital për pyjet dhe kullotat, i standarteve të njëjta me ato që përdorin sot vendet e Bashkimit Europian. Sistemi AIFIS tashmë është testuar dhe do të jetë shumë shpejt në përdorim nga administrata në nivel qëndror dhe lokal, si një mekanizëm i ri digjital për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore