Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Regjimi i duhur kundër plakjes, rregullat që duhet të ndiqni

Regjimi i duhur kundër plakjes, rregullat që duhet të ndiqni

Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit. Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit. E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.

Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast. Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni. Në këtë artikull ju shpjegojmë dietën e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj.

Çfarë të konsumoni
Vaj ulliri
Peshk
Qumësht pa yndyrë
Ujë ose çaj
Fruta dhe perime
Vezë
Arrorë
Bishtajorë

Konsumoni më pak
Gjalpë
Mish të kuq
Ëmbëlsira
Pije me gaz
Qumësht me yndyrë
Margarinë
Patate

Më shumë Vitaminë C
Në luftën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen. Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.

Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku.
Më shumë Omega-3 Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme. Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%. Mund të konsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3.

Më pak sheqer dhe bukë
Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku pë rtë zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve. Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër. Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore