Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Rast unikal në botë: Nje grua urinon alkool

Rast unikal në botë: Nje grua urinon alkool

Një grua 61-vjeçare, që vuan nga një diabet i pakontrolluar dhe me dëmtime të mëlçisë u paraqit në spitalin e Pittsburgut ne Kaliforni, për të kërkuar që të vihej në listën e pritjes për transplantin e mëlçisë.

Nisur nga prania e alkoolit në urinë, mjekët dyshuan se pacientja mund të ishte konsumatore alkooli, por në fakt nuk ishte ashtu. Pas shumë analizash e kërkimesh ata zbuluan se sheqeri i shkarkuar me urinën fermentohej ne fshikëzën e urinës dhe shndërrohej ne alkool.

Fermentimi i sheqerit ne alkool, siç ndodh gjatë prodhimit të birrës e verës, bëhet në prani të majave të veçanta që janë kërpudha mikroskopike.

Në fshikëzën e urinës së pacientes u gjet një lloj majaje që i përkiste kërpudhës Candida glabrata, e ngjashme me majanë e birrës, e cila shndërronte sheqerin e urinës në alkool.

Trajtimi me medikamente antikërpudhore qe i pamundur, ndaj pacientja është planifikuar të bëjë transplantin e mëlçisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore