Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Raporti: Facebook lexon dhe shpërndan mesazhet private të WhatsApp

Raporti: Facebook lexon dhe shpërndan mesazhet private të WhatsApp

WhatsApp nuk është aq privat dhe i sigurt sa pretendon Facebook, kompania mëmë e tij. Një raport i siguruar nga ProPublica thotë të kundërtën.

Raporti thotë se aplikacioni mjaft popullor në komunikimin me mesazhe video dhe audio përgjohet nga vetë Facebook. Sipas këtij zbulimi, Facebook ka punësuar mbi 1 mijë persona në mbarë botën për të lexuar dhe moderuar mesazhet private mes përdoruesve të WhatsApp.

Ajo që e bën akoma më të rëndë skandalin është se Facebook shpërndan me agjenci ligjzbatuese amerikane disa prej këtyre mesazheve, si me Departamentin e Drejtësisë.

Publikimi i këtij raporti pason deklaratat e Mark Zuckerberg që thotë se mesazhet e WhatsApp janë të siguruar përmes kodimit dhe asnjë palë e tretë nuk mund t’i aksesojë, madje as vetë kompania.

“Ne nuk shohim dot asnjë përmbajtje të mesazheve në WhatsApp”, deklaron Zuckerberg.

Privatësia reklamohet edhe që në hyrje të një përdoruesi të ri në këtë aplikacion, ku i thuhet se “mesazhet dhe telefonatat janë të siguruara dhe vetëm ai dhe personi i kontaktit mund të lexojnë ose dëgjonë ato, dhe askush ndërmjet, madje as vetë WhatsApp”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore