Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Qyteti që nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy muaj

Qyteti që nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy

Një qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Sipas CNN, dielli lindi dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditë.

Kështu, qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, ka thënë meteorologu i CNN, Allison Chinchar.

Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të një “muzgu të butë”.

“Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. “Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli ‘do të dalë zyrtarisht përsëri’”.

Qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore