Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Qyteti futuristik i Arabisë Saudite

Qyteti futuristik i Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka avancuar me projektet për diversifikimin e ekonomisë dhe shkëputjen e varësisë së madhe nga eksporti i naftës, që sot siguron mbi 90 për qind të të ardhurave të mbretërisë.

Këtij qëllimi i shërben edhe projekti i konsideruar utopik, “Oxagon”, që do të jetë një qytet lundrues në Detin e Kuq me hapësirë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman njoftoi sot projektin e “Oxagon”, që do të ndërtohet në jugperëndim të zonës së Neom, edhe ky një megaqytet i ri futuristik për të cilin autoritetet pretendojnë se do të jetë 33 herë më i madh se Neë York City.

Gjysma e qytetit të Oxagon do të qëndrojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq, në një thellësi prej 500 metra.

“Oxagon do të jetë katalizatori i rritjes ekonomike dhe diversitetit në Neom e më gjerë në të gjithë mbretërinë, duke plotësuar ambiciet tona për projektin Vizion 2030,” thuhej në deklaratën e princit, duke iu referuar strategjisë ekonomike të diversifikimit për shmangien e varësisë nga burimet e naftës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore