Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban rekord me dy vende (FOTO)

Sipas renditjes së hartuar nga agjencia e pasurive të patundshme “Essential Living” , Parisi nuk është vetëm qyteti më romantik, por edhe më i gjelbri në Evropë. Ekzistojnë disa faktorë që u morën parasysh për të hartuar Indeksin e Qyteteve të Gjelbërta, më i rëndësishmi ishte prania e parqeve dhe nivelet e ndotjes së ajrit.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Paris

Medalja e artë shkon në kryeqytetin francez (me një rezultat 40/60) për numrin e saj të parqeve, por mbi të gjitha për projektin ambicioz me të cilin autostradat urbane në qendër janë shndërruar në shëtitore.

Në Paris, përdorimi i biçikletave me qira dhe ndarja e makinave inkurajohet gjerësisht, ndërsa me projektin “Nouveau Grand Paris" sistemi i transportit publik po arrin edhe në zonat më periferike. Programi “Végétalisons la Ville” gjithashtu planifikon të krijojë 30 hektarë kopshte të reja të hapura për publikun dhe të mbjellë 20,000 pemë.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Amsterdam

Qyteti Holandez renditet i dyti për bollëkun e parqeve dhe hapësirave të gjelbërta. Gjithashtu njihet edhe për qëndrimin e tij ekologjik ndaj transportit dhe jetës së përditshme. Për vite me radhë ka inkurajuar banorët që të përdorin biçikleta, e si pasojë tre të katërtat e banorëve kanë një të tillë dhe e përdorin më shumë se makinën. Mbi 65% e udhëtimeve brenda qytetit janë me dy rrota. Amsterdami është gjithashtu i përkushtuar për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 40% deri në vitin 2025 krahasuar me shifrat e vitit 1990.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Roma

Qyteti i parë italian që hyn në rënditje është kryeqyteti. Nëse Roma është komuna me më shumë hektarë gjelbërim në Evropë, kjo është falë papëve të saj. Villa Doria Pamphili, Villa Ada, Villa Borghese dhe shumë vendbanime të tjera historike kanë lindur si prona të vendit, me zona të mëdha të dedikuara për gjueti, të familjeve fisnike romake që kanë pasur papë dhe kardinalë midis anëtarëve të tyre.

Falë kësaj trashëgimie, Roma nuk ka asnjë të barabartë në botë, jo vetëm për bukurinë e saj historike-arkeologjike por edhe për shtrirjen dhe larminë e gjelbërimit që përfaqëson 67% të territorit komunal (85 mijë hektarë nga 129 mijë në total).

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Stokholm

95% e stokholmëve jetojnë më pak se 300 metra nga parqet publike ose kopshtet komunale. Kryeqyteti suedez prodhon 60% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, në veçanti 48% rrjedh nga hidroelektriciteti: përqindje që rriten, duke marrë parasysh që 80% e banorëve të Stokholmit përdorin sisteme të kogjenerimit. Të dhënat më befasuese janë ato që kanë të bëjnë me lëvizjen: 90% e banorëve lëvizin me biçikletë, në këmbë ose me transport publik.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Milano

Me renditjen e Milanos në këtë rënditje, Italia është i vetmi vend që mund të mburrt me dy qytete në top 10 të Indeksit të Qyteteve të Gjelbërta. Edhe pse e penalizuar me performancën e dobët për cilësinë e ajrit, ajo ka arritur që të fitojë terren falë pikave të tjera të forta. Falë projektit “ForestaMi”, gjelbërimi urban është trefishuar në tre vjet; 76,577 pemë janë mbjellë dhe 253 zona të reja të destinuara për pylltari urbane. Qëllimi është 3 milionë pemë deri në vitin 2030.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Praga

56.7 për qind e zonës komunale të kryeqytetit të Republikës Çeke është e mbuluar me gjelbërim. "Qyteti i njëqind kullave" gjithashtu mburret me rekordin për zonat e kopshtit publik: 22.5 metra katrorë për banor.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Dublin

Me Planin e Zhvillimit 2016-2022, kryeqyteti i Republikës së Irlandës i ka vendosur vetes qëllimin e qëndrueshmërisë, bazuar në mbrojtjen e mjedisit dhe ekonominë rrethore. Projekti përfshin ndërtimin e ndërtesave të qëndrueshme, si nga pikëpamja strukturore dhe energjetike, dhe krijimin e hapësirave të reja të gjelbra. Dublini është gjithashtu i përkushtuar për të zvogëluar emetimet e dioksidit të karbonit me 20% deri në vitin 2030.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Viena

Kryeqyteti austriak shkëlqen në zona të shumta. Së pari, në prani të parqeve dhe zonave të rekreacionit: gjysma e qytetit është e gjelbër. Transporti publik në mënyrë efikase mbulon të gjithë zonën e qytetit, në fakt ai përdoret për udhëtime nga një në dy vjenezë. Programet e riciklimit dhe kompostimit janë gjithashtu të zhvilluara mirë: 30% e nevojave për energji të qytetit plotësohen nga burime të rinovueshme.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Varshavë

Edhe pse mbi 750,000 metra katrorë janë aktualisht në ndërtim e sipër dhe gjysma e tyre janë të destinuara për rrokaqiejt, kryeqyteti i Polonisë nuk harron mbrojtjen e mjedisit. Rrethuar nga gjelbërimi, në 76 hektarë shtrirje të tij ka pyje, liqene dhe përrenj, si dhe kopshte panoramike të bibliotekës së universitetit.

Qytetet më të gjelbërta në Evropë, shteti që mban

Barcelona

Barcelona shquhet për angazhimin e saj ndaj energjisë së rinovueshme, veçanërisht diellore. Që nga viti 2000, të gjitha ndërtesat duhet të kenë 60% furnizim me ujë të nxehtë nga panelet diellore. Ndërkohë për të inkurajuar përdorimin e biçikletave, u krijua sistemi Bicing i cili lejon mijëra njerëz të lëvizin pa përdorur makinën dhe pa ndotur ajrin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore