Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Punoni para kompjuterit? Disa ushtrime të shpejta për të çlodhur sytë

Punoni para kompjuterit? Disa ushtrime të shpejta për të

Prej disa kohësh, shumë punë na “detyrojnë” që të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit apo telefonit. E një gjë e tillë nuk është aspak i mirë për sytë tanë, pasi i dëmtojnë shumë.

Thuhet se për çdo gjë ka një zgjidhje, e mesa duket edhe për këtë rast. Ekspertët kanë dhënë metodën 20-20-20 që do të thotë:

*Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!

*Gjithashtu duhet ti mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.

*Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Të gjitha pikat e mësipërme duhet që t’i zbatoni për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.

Njëkohësisht ekspertet shprehen se gjatë kohës që punoni në celular, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg , për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore