
Publikohen letrat e mjekut të Hitlerit, mësohen detaje të gjendjes shëndetësore të diktatorit nazist
Pasardhësi zviceran i njërit prej mjekëve të Adolf Hitlerit, ka zbuluar detaje të letrave që tregojnë sesi familjari i tij kishte shëruar diktatorin nazist, raporton The Guardian.
Letrat tregojnë frikën e Hitlerit për sëmundjet serioze, kurse publikimi i tyre është bërë në revistën NZZ am Sonntag.
“Nëse është diçka e keqe, padyshim dua ta di”, i tha Hitleri mjekut pas konsultimit të parë në maj të vitit 1935.
Hitleri disa herë është shëruar nga Carl Otto von Eicken, specialisti për veshë, hundë dhe fyt, gjate dhjetë viteve – pra nga 1935.
Letrat i gjeti Robert Doepgen, stër-stërnipi i Von Eickenov, që hasi në to derisa po realizonte një hulumtim lidhur me arkivin e familjes.
E historiani britanik Richard J Evans, specialist i historisë gjermane, ka konfirmuar autenticitetin e letrave.
Mediat zvicerane raportojnë se letrat tregojnë edhe se si Hitleri kishte përgatitur gjithmonë zërin e tij para së të mbante fjalim – pasi me atë ton rritej mbështetja për regjimin.
Një operacion për heqjen e polipeve ishte shtyrë për shkak të një fjalimi të Hitlerit, thuhet në letra, ku Von Eicken kishte këshilluar Hitlerin që ta pushojë zërin.



Iluzioni optik që po çmend rrjetin! A shihni një qen apo një mace në foto?
Historia e plotë >
Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?
Historia e plotë >


Përse meshkujt nuk kanë celulit?
Historia e plotë >

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




