Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pse na ndodh dridhja e çuditshme e syrit?

Pse na ndodh dridhja e çuditshme e syrit?

Ndodh jo rrallë të ndjejmë që qepallat e syrit të na dridhen. Është një lloj pulitje që mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, por nëse i keni treguar mamit/gjyshes për këtë si përgjigje me siguri keni marrë atë që marrim të gjithë:  “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon.”

Përtej çfarë tregon dridhja e syrit dhe pse shkaktohet?

Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina. Në fund, por jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!

Tik-u nervor i syrit nuk është shqetësuese por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjatë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e një çregullimi nervor ose thjesht mund të keni nevojë për syze.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore