Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Problemi më i përhapur me flokët? Të vërtetat që duhet të dini

Problemi më i përhapur me flokët? Të vërtetat që

Zbokthi është diçka që nuk mund ta injorosh lehtë. Grimca të bardha që veshin flokët dhe rrobat janë qeliza të vdekura që shkëputen nga skalpi. Ky i fundit mund të skuqet ose të shkaktojë kruarje. Kruarja e skalpit i shkëput qelizat e vdekura të cilat bien më shumë në sy kur visheni me ngjyra të errëta.

A e kanë fajin flokët?
Zbokthi nuk është tregues i një floku të palarë. Zbokthi ka më shumë të bëjë me mënyrën e përkujdesjes së flokëve dhe produkteve që përdorni. Flokët duhen larë më shpesh, përndryshe qelizat e vdekura do të akumulohen shumë dhe do të përballeni me një ‘breshër’ të mirëfilltë.

Çfarë e shkakton zbokthin?
Askush nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton zbokthin. Mund të jetë myku, thonë disa shkencëtarë. Rrënja e flokut dhe gjendrat e yndyrës së bashku prodhojnë një lëndë vajore që shkakton myk i cili shtrohet në skalp. Kur myku arrin në nivele të larta, prodhohet zbokthi. Nga ana tjetër, ekspozimi në ajër të thatë, veçanërisht në ajër të kondicionuar shkakton përtharjen e lëkurës dhe grimcat e bardha. Zbokthi përkeqësohet më shumë gjatë muajve të ftohtë e të thatë. Stresi, larësit, psoriaza, ekzema, ndjeshmëria ndaj disa produkteve kozmetike, mungesa e higjenës dhe lodhja mund ta nxisin ose ta përkeqësojnë zbokthin.

Probleme të tjera që acarojnë skalpin
Aknet, ekzema dhe psoriaza mund të shkaktojnë akumulim të qelizave të vdekura në skalp. Njerëzit që vuajnë nga epilepsia apo sëmundja e Parkinsonit kanë më shumë gjasa të preken nga zbokthi. Për më tepër, për arsye ende të paqarta, njerëzit që janë prekur nga një goditje në tru, në zemër apo plagë në kokë janë më të predispozuar të preken nga zbokthi

Zbokthi dhe ushqimet
Nuk është çudi që shëndeti i lëkurës nis nga brenda organizmit. Nëse jeni të prekur nga zbokthi, disa ushqime mund ta përkeqësojnë atë e disa të tjera mund ta përmirësojnë gjendjen e skalpit. Ushqimet e pasura me yndyrna trans dhe të ngopura, i nxisin gjendrat të prodhojnë më shumë yndyrë, gjë që përkeqëson zbokthin. Konsumoni më shumë acide yndyrore mono-të-pangopura siç janë avokadot, arrorët, ullinjtë, ushqime të pasura me vitaminë B siç janë tërshëra, orizi, vezët dhe bananja./AgroWeb

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore