Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Problemet shëndetësore nga mungesa e Vitaminës E, ushqimet ku e gjeni

Problemet shëndetësore nga mungesa e Vitaminës E, ushqimet ku e

Mungesa e vitaminës E është rezultat i ushqyerjes së keqe ose përthithjes problematike të ushqyesve. Kjo vitaminë luan një rol thelbësor në funksionin e nervave,muskujve dhe imunitetit. Ajo shërben edhe si antioksidant për ta mbrojtur trupin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Sipas informacioneve pjesa më e madhe e të rriturve ka nevojë për 15 mg vitaminë E në ditë. Gratë lehonë kanë nevojë për 19 mg vitaminë E në ditë.

Problemet Që Shkakton Mungesa E Vitaminës E
Dobëson Imunitetin
Një imunitet i dobët e bën organizmin një shënjestër të lehtë të të ftohurës, kollës, sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksioneve urinare.

Problemet Me Tretjen
Kur vitamina E mungon si pasojë e nivelit të pamjaftueshëm të përthithjes së ushqyesve, ajo shkakton probleme me stomakun.

Problemet Me Muskujt
Sipas informacioneve, mungesa e vitaminës E pengon shërimin e qelizave të muskujve. Nëse ky fenomen është afatgjatë, atëherë muskujt bëhen shumë të dobët dhe jo funksionalë.

Problemet Me Sytë
Vitamina E i mbron sytë nga radikalet e lira. Këto të fundit rrisin rrezikun e dëmtimit të shikimit dhe formimit të perdes së syve.

Anemia
Në rastin e fëmijëve të lindur para kohe, mungesa e vitaminës E shkakton anemi. Rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen me një ritëm më të shpejtë se ai i formimit të tyre. Një gjë e tillë zgjidhet falë suplementëve të vitaminës E.

Dëmtime Nervore
Mungesa e vitaminës E shkakton dëmtime nervore. Njerëzit e prekur prej saj nuk i ndiejnë krahët dhe këmbët ose i kanë të mpira.

Anormali të kockave
Njerëzit që preken nga mungesa afatgjatë e vitaminës E mund të preken nga anormalitë e kockave dhe vështirësi në zhvillimin e tyre. Kjo pasohet nga vështirësi në ecje apo qëndrim. Vitamina E mund të merret nga një sërë burimesh bimore të listuara më poshtë. Suplementët mund të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ushqimet ku mund ta gjeni

Kivi, drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, farat e pishës, bajamet, gjalpi i kikirikut, bajamet, vaji i bajames, vaji i lajthisë janë të pasura me Vitaminë E. Ushqimet me vitaminë E ndihmojnë kundër dëmtimit dhe plakes së qelizave./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore