
Probleme me kapilarët e lëkurës? Spitali Hygeia sjell teknologjinë amerikane për trajtimin e tyre
VeinGogh është metoda më e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt për trajtimin e rrjetës së kapilarëve në fytyrë apo trup. Trajtimi është virtualisht pa dhembje, me diskomfort minimal dhe rezultate të dukshme direkt pas seancës. Në ndryshim nga çdo teknologji tjetër, mund të përdoret në çdo tip lëkure dhe në çdo kohë, pranë spitalit Hygeia.
Trajtimi i venave merimangë me pajisjen bashkëkohore VeinGogh, pranë spitalit Hygeia me dr. Bledar Hodo
Sipas dr. Bledar Hodo, Kirurg Kardiovaskular, VeinGogh është pajisja e cila trajton(eleminon) në mënyrë të suksesshme venat merimangë brenda një seance të vetme. Kjo pajisje vjen si alternativë revolucionare krahasuar me metodat tradicionale të trajtimit të venave merimangë dhe përkatësisht të skleroterapisë dhe trajtimit me lazer duke sjellë një sërë avantazhesh për pacientët, avantazhe të tilla si:
Kohë më e shkurtër trajtimi
Procedurë e përshtatshme për çdo tip lëkure
Eliminim i venave brenda një seance të vetme
Nuk shkakton trauma(djegie, mavijosje, shenja) në lëkurë
KUR REKOMANDOHET TRAJTIMI I VENAVE ME PAJISJEN VEINGOGH?
VeinGogh është e përshtatshme për trajtimin e venave merimangë me diametër deri në 0.3 mm por nuk është projektuar për të trajtuar venat varikoze apo venat e vendosura thellë nën sipërfaqen e lëkurës.
SA ZGJAT PROÇEDURA?
Në varësi të shtrirjes në sipërfaqen e lëkurës, trajtimet mund të zgjasin duke filluar nga 1 (një) minutë për vena mjaft të vogla, deri në 20-25 minuta për një numër më të madh të venave të cilat kanë nevojë për trajtim.
A SHOQËROHET ME DHIMBJE PROCEDURA?
Duke qenë se eleminimi i venave merimangë me pajisjen VeinGogh realizohet nëpërmjet një gjilpëre me trashësinë e fijes së flokut, procedura është pothuajse e padhimbshme.
PAS TRAJTIMIT:
Precizioni mjaft i lartë i pajisjes VeinGogh në trajtimin e venave merimangë, shmang traumat në lëkurë(nxirje/mavijosje). Fill pas proçedurës është e zakonshme dhe mjaft normale që lëkura të irritohet në zonat e kontaktit/injektimit. Për këtë arsye, pacientët mund t’i rikthehen menjëherë aktiviteteve të përditshme.
SA TRAJTIME JANË TË NEVOJSHME?
Zakonisht mjafton një trajtim i vetëm për eleminimin e venave merimangë, por në varësi të gravitetit të rastit, mund të jetë e nevojshme edhe një proçedurë e dytë.
A MUND TË RISHFAQEN PËRSËRI VENAT MERIMANGË?
Venat të cilat janë trajtuar tashmë nuk rikthehen përsëri, e megjithatë kjo procedurë nuk parandalon krijimin e venave të reja për të cilat mund të jetë i nevojshëm përsëri trajtimi me VeinGogh.
KUR DO TË JENË TË DUKSHME REZULTATET E PROÇEDURËS?
Menjëherë! Fill pas proçedurës do të shikoni rezultatet e para dhe me kalimin e kohës(brenda disa javëve) venat merimangë zhduken plotësisht.
Dr. Bledar Hodo, kirurg Kardiovaskular
Eksperiencat profesionale :
Lösante Hospital, Ankara ( 2017)
Liv Hospital, Ankara( 2015-2017)
Koru Hospital , Ankara(2015)
Kirurgjite
Kirurgjia e artereve koronare-bypass
Kirurgjia valvulare
Kirurgjia kongjenitale
Kirurgjia minimal invaziv për valvulat dhe arteret koronare
Kirurgjia e aortes
Kirurgjia për aritmit kardiake
Kirurgjia e aparaturave ekstrakorporale (ECMO,LVAD,RVAD,TAH-Syncardia)
Transplantimi i Zemrës
Kirurgjia e Re-operacioneve kardiake
Kirurgjia e karotideve
Kirurgjia e artereve periferike
Kirurgjia e venave varikoze (varicet)
Kirurgjia Endovasklare (EVAR/TEVAR/Unazat ne Arteret Periferike )
Kirurgjia e fistulave A-V per hemodializ

Keni probleme me dhëmbët? Zgjidhjet natyrale
Historia e plotë >
Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën
Historia e plotë >

Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave
Historia e plotë >
Sot është “Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit
Historia e plotë >

Pse në Kinë ka mbi 1.2 miliard njerëz por ndajnë vetëm 100 mbiemra
Historia e plotë >
Pamje të pabesueshme, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe (Video)
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina deri në 90% efektive, ruhet në një frigorifer normal

Kërkesat e larta për testin e COVID-19, privatët abuzojnë me çmimet?

Vaksina anti Covid, kreu i OBSH me mesazh të fortë: Duhet një shpërndarje e drejtë
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

