Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Presioni kinez / Apple heq Kuranin nga App Store

Presioni kinez / Apple heq Kuranin nga App Store

Apple ka hequr nga App Store në Kinë një prej aplikacioneve më popullore në botë, “Quran Majeed”, i përdorur nga mijëra besimtarë myslimanë.

Apple vetë nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse, por mediat ndërkombëtare citojnë se aplikacioni është fshirë me kërkesë të autoriteteve kineze për “përmbajtje të paligjshme të teksteve fetare”.

Fshirja e aplikacionit u njoftua nga Apple Censorship, një faqe interneti që monitoron aplikacionet e App Store në rang global. Një deklaratë nga kompania themeluese e aplikacionit konfirmoi se ai ishte fshirë me kërkesë të qeverisë kineze.

“Sipas Apple, aplikacioni ynë Quran Majeed është hequr nga App Store në Kinë sepse përmbajtja e tij kërkon dokumentim shtesë nga autoritetet kineze”, tha kompania PDMS.

Kompania tha se po përpiqet që të kontaktojë me administratën kineze për të parë mundësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Ajo tha se aplikacioni pati rreth 1 milion përdorues në Kinë. Partia Komuniste kineze e njeh islamin si fe zyrtare në vend, por Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe deri në genocit ndaj ujgurëve myslimanë në provincën Xinjiang.

Apple nuk komentoi mbi rastin në fjalë, por thotë se “ajo është e detyruar që të veprojë sipas legjislacioneve të vendeve ku ofron shërbimet”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore