
Presioni i gjakut/ Si ndikoi pandemia në rritjen e tij
Sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë me presion të lartë të gjakut kuptohet presioni që gjaku ushtron tak muret arteriale të një personi. Mjekët masin presionin e gjakut në dy pika: kur zemra e një personi pompon dhe kur zemra pushon midis rrahjeve. Nëse një person ka presion të lartë gjaku, i njohur gjithashtu si hipertension, ai është në një rrezik më të madh për të pësuar goditje në tru ose sëmundje të zemrës.
Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni gjithashtu mund të dëmtojë mëlçinë, sytë dhe trurin. Një person mund të ruajë e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut duke reduktuar kripën, duke ngrënë më shumë fruta dhe perime, duke u ushtruar rregullisht, duke shmangur duhanin dhe duke kufizuar konsumin e alkoolit. Gjatë pandemisë shumë njerëz nuk i respektuan këto këshilla, pasi ajo ndërpreu rutinën e tyre në mënyrë të mënjëhershme. Prandaj studiuesit në SHBA bënë disa hulumtime për të parë nëse kjo dha ndonjë një efekt në nivelet e presionit të gjakut.
Çfarë zbuloi studimi?
Studiuesit zbuluan se para pandemisë nuk kishte pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm në presionin e gjakut. Por kjo ndryshoi gjatë pandemisë! Presioni i gjakut u rrit ndjeshëm tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Dr. Luke Laffin autori kryesor i studimit, tha se ndryshimet në regjimin ushqimor, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, konsumi i tepruar i alkoolit dhe mosmarrja e medikamenteve për presionin e gjakut mund të jenë shkaku.
Gjatë pandemisë shumë pacientë hezituan të vizitohen, konsumi i alkoolit u rrit dhe njerëzit nuk kryen mjaftueshëm aktivitet fizik. Sipas përfundimit të studimit ndryshimet dhe kufizimet e vendosura në përgjigje të pandemisë kanë ndikuar në rritjen e presionit të gjakut. Efekti është veçanërisht i madh te femrat dhe ka gjithashtu një rritje të paparashikuar edhe tek të rinjtë. Për shumë studiues dhe pse ky studim është i bazuar në SHBA, ai ka rëndësi në shkallë globale. Dhe ky mund të jetë një sinjal i paralajmërues i hershëm se shëndeti i dobët kardiovaskular mund të jetë një problem i madh në të ardhmen./AgroWeb


Aty ku shkenca takohet me trillimet: Historia e errët e eugjenikës
Historia e plotë >

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?
Historia e plotë >
Këshilla për blerje, si ta kuptoni se cili pjepër është më i ëmbël
Historia e plotë >
Ushqimet që mund të “shpëtojnë” duhanpirësit nga problemet në mushkëri
Historia e plotë >
Pesë kombinime të thjeshta maskash me kafe për fytyrën
Historia e plotë >
I kanë synimet e qarta, 5 shenjat e Horoskopit që tërheqin paratë lehtësisht
Historia e plotë >
Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




