Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Po ju e dinit? Jo vetëm për dekor, arsyeja se pse restorantet vendosin majdanoz sipër ushqimit

Po ju e dinit? Jo vetëm për dekor, arsyeja se pse restorantet vendosin

E keni vënë re që në pjatat e çdo ushqimi që porosisni në restorant ju sjellin edhe një copë majdanozi?!

Sigurisht që të gjithë e dimë që në shumicën e rasteve ajo vendoset për dekor por kjo nuk është e gjitha. E mira do të ishte ta fusnit në goja dhe ngadalë ta përtypnit.

Përveç se pastron qiellzën e gojës, majdanozi e freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat mbeten në gojë pas ushqimit.

Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit të freskët ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër. Ata pas ushqimit shpesh kanë përtypur majdanoz dhe prej kësaj është bërë tanimë tradicionale vendosje e saj në pjata.

Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq ato janë shkaktari kryesor i erës së keqe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore