Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pixel Fold, Google sfidon Samsung Galaxy Z Fold 3

Pixel Fold, Google sfidon Samsung Galaxy Z Fold 3

Google nuk ra poshtë pritshmërive me dy modelet e telefonave Pixel 5A dhe Pixel 6, që hodhi në treg së fundmi, por goditja e madhe e kompanisë amerikane pritet që të jetë modeli Pixel Fold, si surpriza më e madhe në përpjekje për të rivalizuar Samsung me modelin Galaxy Z Fold 3.

Fillimisht dukej si një dëshirë e parealizueshme e kompanisë, më pas u shndërua në koncept dhe tani ky koncept duke se ka përparuar më shumë se aq. Sipas “The Verge”, Google e kishte parashikuar Pixel Fold për ta hedhur në treg në vitin 2022, ose 2023. Por, dalja e Galaxy Z Fold 3 e kanë nxitur kompaninë amerikane që të përshpejtojë punën dhe të dalë që këtë vit me telefonin e parë të vet të palosshëm, por t’i hapur rrugë vitin e ardhshëm e në vijim një linje të përmirësuar të tyre.

Ato pak të dhëna që kanë rrjedhur në internet mbi këtë telefon bëjnë fjalë për një telefon me parametrat e Pixel 6, por me ndryshimin që do të jetë i palosshëm dhe me teknologjinë 5G.

Procesori është një bashkëpunim me Samsung dhe Google thotë se është krenare për këtë. Kamera pritet që të ketë një përmirësim, por sërish nuk parashikohet që të ketë tërhequr vëmendjen e nevojshme nga ana e inxhinierëve të Pixel për ta sjellë atë mbi cilësinë e kamerave të Samsung.

Google ka bashkëpunuar ngushtë me Samsung për këtë produkt. Pixel Fold do të ketë një ekran 7.6 polësh AMOLED 120 hz refresh rate, ndërsa premtohet se sistemit do të jetë Android i fundit, që do të përshtatet me aplikacionet në mënyrë që ato të funksionojnë më mirë dhe lehtë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore