Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Peshkaqenët në Shqipëri të rrezikuar nga aktiviteti njerëzor, ulja e numrit të tyre sjell pasoja...

Peshkaqenët në Shqipëri të rrezikuar nga aktiviteti

Peshqit kërcorë janë të rrezikuar në të gjithë Mesdheun. Nga vlerësimi i fundit i 2016 nga IUCN, në detin Mesdhe, të paktën 56% e peshkaqenëve dhe 50% e rajave (lloj peshkaqeni) janë me status të kërcënuar.

E njëjta situatë paraqitet në ujërat që lagin Shqipërinë me pjesën më të madhe të këtyre llojeve. Për këtë arsye, 15 lloje peshkaqenësh që ndeshen më shpesh në ujërat tona janë të mbrojtura përmes konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit vendas, si në fushën e mjedisit, ashtu dhe atë të peshkimit.

Projekti “Safe Shark” ka arritur që të propozojë që 11 loje të tyre të futen në listën e kuqe të përditësuar të faunës shqiptare.

Duhet theksuar se peshkaqenët janë një grup shumë i rëndësishëm i predatorëve (grabitqarëve) të mjedisit detar, shumë i rrezikuar nga aktiviteti njerëzor, kryesisht përmes peshkimit aksidental/rastësor.

Ulja e numrit të tyre jo vetëm që sjell humbje të biodiversitetit, por dhe pasoja të mëdha në rrjetet trofike të ekosistemeve detare. Për pjesën më të madhe të llojeve të tyre është i ndaluar, peshkimi, dhe në rast zëniesh aksidentale duhen lëshuar sërish në det ose në rast të kundërt nxjerrja e tyre në tokë përbën shkelje dhe sjell vendosjen e gjobave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore