
Pesë mënyra natyrale dhe të shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut
Presioni i gjakut është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të zemrës. Kur është i lartë, rrezikohemi nga një mori problemesh shëndetësore si goditje në tru, infarkt apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.
Ushtrime sistematike
Respektimi i një programi ushtrimesh mund të parandalojë një rritje tjetër të presionit të gjakut. Sipas ekspertëve, një objektiv ditor prej gjysmë ore ushtrime me intensitet të moderuar është një objektiv i arritshëm dhe efektiv për trajtimin e hipertensionit.
Humbje peshe
Humbja e më pak se pesë kilogramë është gjithçka që duhet për të parë rënien e vlerave të presionit të gjakut. Rregullimi që sjell humbja e peshës në presionin e gjakut është spektakolar, veçanërisht për njerëzit mbipeshë që kanë deri në gjashtë herë më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension.
Reduktimi i marrjes së natriumit
Sekreti për rregullimin e presionit të gjakut është reduktimi i natriumit (nën 1500 mg në ditë) dhe rritja e kaliumit.
Ju nuk keni nevojë të numëroni gramët e kripës për të arritur qëllimin tuaj. Mjafton të shmangni ushqimet e të gjitha llojeve të përpunuara dhe të gatshme dhe të vendosni në tenxhere një minimum kripë gjatë gatimit.
Diete e shëndetshme
Dieta mesdhetare është opsion ideal për uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në çdo rast, dieta jonë duhet të jetë e pasur me fruta, perime, mish pa dhjamë, peshk, bishtajore dhe drithëra.
Ndaloni pirjen e duhanit
Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut, duke shkaktuar dëme në muret e enëve të gjakut, inflamacion dhe arteriosklerozë.

“Mos kini frikë të guxoni!” Fati i pret këto shenja në muajin që po vjen
Historia e plotë >
Sëmundja që solli vdekjen e Bethovenit dhe një sekret familjar
Historia e plotë >
Mos i injoroni! Këto janë siptomat e një ataku të mundshëm në zemër
Historia e plotë >
Po ju e dinit? Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë
Historia e plotë >


Sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes? Ja çfarë duhet të konsumoni
Historia e plotë >
Çfarë ndodh me trupin nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




