Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Përdoruesit e “Instagram” po e prisnin prej kohësh, ndryshimi i rëndësishëm që bëri rrjeti social

Përdoruesit e “Instagram” po e prisnin prej kohësh,

Ka disa vite që "Instagram" është kthyer në një nga platformat e rrjeteve sociale më të përdorura. Njerëzit që duan të ndajnë me të tjerët ngjarje, eksperienca apo përvoja të ndryshme nga jeta e tyre, përdorin "Instagram".

Shumë nga përdoruesit e këtij rrjeti social përdorin "Instastory"-n për të ndarë foto dhe video, por këto të fundit ndaheshin në segmente 15 sekonda… deri tani.

Meta më në fund ka bërë të mundur story-ve e të gjata 60 sekonda në "Instagram". Fakti që fshihet pas 24 orësh e bën të lehtë për njerëzit që të mos kujdesen për përmbajtjen që po vendosin në internet, sepse nuk është aty përgjithmonë. Aktualisht janë duke u testuar veçoritë e story-ve 60 sekonda me një pjesë të vogël të përdoruesve të saj.

Ka qenë Matt Navarra, një nga ekspertët më të njohur të rrjeteve sociale ai që e ka publikuar lajmin.

Mund të duhet ende pak kohë përpara se funksioni të shpërndahet në audiencë më të madhe, por, në të vërtetë, ai do të shpërndahet përfundimisht.

Përdoruesit e “Instagram” po e prisnin prej kohësh,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore