Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Për një mëlçi të shëndetshme konsumoni patjetër këto 5 ushqime!

Për një mëlçi të shëndetshme konsumoni

Edhe pse mëlçia ka aftësinë për t’u rigjeneruar, është e vetëkuptueshme se ushqimi që konsumoni ka ndikim të madh në të. Disa lloje të perimeve mund t’ju ndihmojnë ta mbani atë të shëndetshëm.

Në radhë të parë është panxhari. Hulumtimet kanë treguar se panxhari është veçanërisht i dobishëm për shëndetin e mëlçisë, sepse përmban antioksidantë betalain, të cilët kanë veti kundër kancerit, raportoi revista “Eat This, Not That”.

Gjithashtu duhet të hani brokoli më shpesh, sepse zvogëlon rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD) dhe tumoreve. Sigurisht që brokoli është një ushqim ideal sepse mund ta hani në çdo kohë dhe gati me gjithçka.

Po kështu, ekspertët rekomandojnë konsum më të shpeshtë të lakrës së Brukselit. Ato janë plot me vitamina dhe minerale dhe përmirësojnë tretjen dhe funksionimin e mëlçisë. Hulumtimet e kryera te minjtë treguan se lakrat e Brukselit rrisin nivelin e enzimave të detoksifikimit në mëlçi e mushkëri.

Perimet me gjethe jeshile, të cilat përfshijnë lakrën e spinaqin, janë gjithashtu të dobishme për shëndetin e mëlçisë. Ato janë plot me antioksidantë që mbrojnë trupin nga molekulat e paqëndrueshme të quajtura radikale të lira.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore