Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Për herë të parë në botë, realizohet transplanti i parë i veshit me teknologjinë 3D!

Për herë të parë në botë, realizohet transplanti i

Një vajzë 20-vjeçare është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar një transplanti të suksesshëm të veshit, me teknologjinë 3D.

Pacientja e njohur si Alexa nga Meksika, ka lindur me sëmundjen mikrotia, që është një defekt i rrallë, i cili bën që pjesa e jashtme e veshit të jetë e vogël, pa formë dhe po ashtu mund të shkaktojë probleme me dëgjim.

Mjeku Arturo Bonilla, një kirurg rindërtues i veshit në San Antonio, kreu operacionin e implantit të gruas duke hequr gjysmë gram kërc nga mbetjet e veshit të saj dhe më pas e dërgoi atë në “3DBio Therapeutics” në Long Island City të Queens, së bashku me një skanim 3D të veshit të saj të shëndetshëm.

Kondrocitet e Alexa-s, të cilat janë qeliza përgjegjëse për formimin e kërcit, u izoluan nga kampioni i indeve dhe u rritën në një grumbull të veçantë lëndësh ushqyese, duke i kthyer ato në miliarda qeliza. Këto u futën në një bio-printer të specializuar 3D me një shiringë dhe ato u kthyen në një formë të vogël të zgjatur që ishte një kopje pasqyre e veshit të shëndetshëm të pacientes. I gjithë procesi i printimit zgjati më pak se 10 minuta.


Forma e shtypur e veshit u dërgua më pas në ruajtje të ftohtë te Dr.Bonilla dhe ai më pas e implantoi veshin nën lëkurë, pikërisht mbi nofullën e Alexas. Pasi lëkura u shtrëngua rreth implantit, u formua forma e një veshi. Alexa tha se filloi të bëhej më e vetëdijshme për pamjen e saj kur u bë adoleshente dhe se vazhdimisht përpiqej të mbulonte veshin e saj duke mbajtur flokët të gjatë, pothuajse gjithmonë të lëshuara. Shtoi se transplanti do të thotë se ajo do të mund të t’i mbajë flokët e saj edhe të lidhura tani.

Rikujtojmë se një burrë, duart e të cilit mbetën të papërdorshme nga skleroderma, mori një jetë të re, pas asaj që besohet të jetë transplanti i parë i dyfishtë i duarve në botë për këtë sëmundje. Steven Gallagher u diagnostikua me sklerodermë, një sëmundje autoimune që shkakton shenja në lëkurë dhe organet e brendshme, pasi pati një skuqje të pazakontë në faqet dhe hundë, rreth 13 vjet më parë dhe dhimbje në krahun e djathtë./ Top Albania Radio

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore