Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Për 90 minuta nga Londra në Nju Jork/ ​Aeroplani me shpejtësi 1170 km/h do kryejë fluturimet testuese

Për 90 minuta nga Londra në Nju Jork/ ?Aeroplani me shpejtësi

Është ende një projekt, por fotot e reja që tregojnë sesi do të jetë avioni i ri supersonik me të cilin udhëtimi Nju Jork – Londër do të bëhet për 3 orë e gjysmë, janë mahnitëse.

Avioni Spike S-512 Supersonic Business Jet, i ideuar nga kompania nga Bostoni, Spike Aerospace, do të nisë në vitin 2022 fluturimet testuese. Prodhimi i tij do të kushtojë 100 milionë dollarë, tha CEO Vik Kachoria.

Avioni do të arrijë një shpejtësi rreth 1170 km/h, me një kapacitet 12 deri në 18 pasagjerë, të cilët do ta gjejnë veten praktikisht në një hotel luksoz në qiell. Kachoria tha për “Daily Mail” që avioni nuk do të ketë dritare tradicionale, por ekrane “high definition” ku përveç panoramës magjike që ofron natyra, mund të shfaqen edhe video dhe prezantime direkt nga laptopi.

Sipas kompanisë, përveç luksit dhe modernitetit, eliminimi i dritareve do të ulë së tepërmi zhurmën në kabinë, diçka që i ka munguar avionit të mëparshëm supersonik, Concorde. Kompania po punon edhe për një avion privat, që do të jetë në gjendje të udhëtojë nga Londra në Nju Jork, edhe më shpejt, për vetëm 90 minuta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore